Qeveria bën një përpjekje drejt Presidentit për të provuar ineficencën e Visho Ajazit. Nishani reagon me “Jo”

Shërbimi Informativ Shtetëror, më saktë kryetari i tij është kthyer në një objektiv të mazhorancës aktuale. Por që duket se nuk do të jetë i lehtë. Edhe në takimin e djeshëm në Presidencë, bëhet e ditur se pretendimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se nga SHISH nuk ka patur informacione, i është vënë reagimi i Presidentit sipas të cilit informacione SHISH ka dhënë. Tahiri ka prezantuar korrespondencë me SHISH dhe sipas gazetës “Panorama” ai ka deklaruar se SHISH ka dhënë informacione vetëm dy herë për vitin 2014, edhe këto pas arrestimeve. Për Nishanin fakti i dhënies së informacioneve është vlerësuar me rëndësi, duke këshilluar ministrin që të shmangë sulmet verbale ndaj drejtuesve të institucioneve. Për ta thënë më qartë: Përpjekja e Tahirit për t’i vërtetuar Presidentit se Visho Ajazi nuk bashkëpunon, ndaj edhe duhet parë qëndrimi i tij në detyrë, ka marrë një “Jo” nga Presidenti.
s.z
Add new comment