Fjalor i rënduar në Parlament. Ish-ministri Noka “thyen rekordin”

“Balkanweb” ka renditur një pjesë nga debatet parlamentare të sotme, të karakterizuara nga një fjalor i rënduar dhe fyes dhe është ndalur te një rekord i shënuar me këtë rast nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ja një nga pasazhet e Nokës: “Kur ne flasim për rritje çmimesh ai zotëria aty qesh, nxjerr llapën, kur ne flasim për një çështje tjetër, ai nxjerr llapën, u bë si Ver Llapa. I mësoni etikën, mos të nxjerrë llapën, të ikë nga roli i Shaban Qoses e Ver Llapës. Mban llapën e nxjerrë. Ja e nxori llapën!”. Një rekord në përdorimin e fjalëve të pahijshme, ndonëse nuk është hera e parë. Fakti që “Balkanweb” e ka nxjerrë më vete dëshmon se edhe kufijtë e shpërdorimit të fjalës në Parlament po tejkalohen dhe nuk ka asnjë arsye për të parë në këtë raportim ndonjë përpjekje moralizuese.
http://www.balkanweb.com/metropol/2693/flamur-noka-thyen-rek...
s.z
Add new comment