Një mrekulli ekonomike në Shqipëri – rritet konsumi 14%! Sipas Edi Ramës…

Në emisionin Top Story të Sokol Ballës, sonte Kryeministri Rama deklaroi se, si rezultat i uljes së tatimit mbi pagat për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, konsumi është rritur 14%. Menjëherë pas kësaj deklarate të Ramës, kontrollova faqen e internetit të INSTAT-it, për të parë se sa është rritur vëllimi i tregtisë me pakicë, i cili është treguesi më përfaqësues i konsumit në një vend. Por më rezultoi se ky tregues ka kohë që nuk është publikuar nga INSTAT-i. Publikimi i fundit rreth konsumit është buletini i Indeksit të Çmimeve të Konsumit, i cili ka patur një rritje vjetore prej vetëm 1.9%, si rezultat i kërkesës së dobët konsumatore.
Se nga e ka marrë informacionin për rritjen 14% të konsumit, Rama s’e sqaroi dhe Sokol Balla nuk e kërkoi, por një gjë mund të thuhet pa frikë - ky do të ishte një lajm i madh jo vetëm për Gjermaninë, per shembull, por edhe për Kinën... Një rritje 14% e konsumit do të përkthehej në një rritje ekonomike të paktën 10%, sepse konsumi përbën rreth 70% të PBB-së...
E.Zaloshnja
Comments
Jemi ne te njejtat kushte si

Jemi ne te njejtat kushte si para 23 Qershorit: "E c'me duhet mua c'them une?" Sa poshte, sa keq kemi rene, dhe te mendosh qe per kete s'mund te fajsojme askend pervec vetes...

Pjese e Propagandes eshte

Pjese e Propagandes eshte por me nje ndryshim te madh nga Saliu qe i deformonte ne menyren me te trashe....Rama harron se e ka 80% te ekonomise e ka ne te zeze dhe nuk i dihen te ardhurat per fryme.......Me eshte krijuar nje pershytpje sikur do te merret vetem me "Telajon e pamjes se Jashtme"...... por ne brendesi........

Perpiqu te ndjehesh sa me i

Perpiqu te ndjehesh sa me i lire, O Ilir i dashur!

Berisha natyrisht iku se (mes tjerash) mashtronte femijerisht, me shifrat qe as ai vete nuk i

besonte. Por kjo s'do te thote se (supozojme sikur) Ed Rama genjen dicka me pak, nuk genjen!

Po genjeu eshte genjeshtar, dmth!

Dhe, te genjesh pas nje genjeshtari te ndeshkuar, nuk besoj se eshte mire, apo jo?!

Pastaj, Berisha genjente i vetem!

Keta te Rilnidjes genjejne te gjithe: tere ministrat vetem se flasin bukur dhe nate per nate i ke mes

opinionisteve profesioniste, dmth genjejne mes tyre...!

Dhe, meqe vijne pas Berishes, u duket sikur mjafton Fjala e Tyre

qe degjuesit/votuesit/shqipot t'i besojne!

""Me besoni mua...sipas meje...rendi eshte ndryshuar 64 %, thote njeri...se paku sipas meje,

me besoni!", thote njeri nga ministrat.

Biseduesit rreth tij, por edhe shikuesit, vene buzen ne gaz dhe thone: Po mire or mire, po

u besojme qe ju besoni se me ardhjen tuaj eshte me mire ...per ju, ministrat, por problemi

eshte se a eshte me mire edhe per NE?! Se, edhe ata te Berishes, mire kishin sipas tyre!!!"

Add new comment