“Polici i rrjetit”, Komisioni Europian financon programin që do të luftojë krimin në internet

Postuar në 23 Mars, 2014 12:25

“Polici i rrjetit” nuk ka as pranga e as zinxhirë. Është një program me aftësi të vërteta hetimore në gjendje të njohë në brendësi të faqeve të internetit praninë e link-eve të dyshimta. "Illbuster" është një program i krijuar me qëllimin për të mbajtur web-in “të pastër”. Po si? Duke shkuar për “gjueti” të materialeve pedopornografike, të faqeve që mbajnë viruse që vjedhin të dhënat nga kompiuterët etj, duke krijuar kështu një “listë të zezë” të krimit në rrjet. Projekti pilot është një projejt që po realizohet falë një bashkëpunimi mes Universitetit të Milanos, atij të Cagliarit, akademisë polake "Naukowa i Akademicka Siec Komputerowae" dhe nga kompania suedeze "Netclean Technologies", që është një kompani e angazhuar në luftën e krimit informatik dhe që tashmë ka krijuar me sukses një program që lufton pedopornografinë.

Dhe gjithçka po bëhet në bashkëpunim me policinë italiane. Sipas italianes “La Repubblica”, projekti sapo ka marrë një financim prej 400 mijë euro nga Komisioni Europian. Programi është përshtatur me sistemin juridik italian por duke qenë është një projekt i financuar nga Komisioni Europian, në një moment të dytë do të përshtatet edhe për vendet e tjera. Koha e nevojshme për të realizuar implementimin e plotë të “Illbuster” është dy vite.

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.