Investigimi i RAI-t, “guidë turistike” në Lazarat. Flasin korrierë droge, punonjës por edhe kryekomunari

Gazeta Shekulli numrin e sotëm i rikthehet raportimit të gazetarit italian të RAI-t mbi Lazaratin. Një ekip i televizionit shtetëror italian kishte hyrë në Lazarat dhe kreu një vëzhgim të hollë mbi gjithçka ndodh aty dhe të gjitha masat që janë marrë të ndërhyhet për të minimizuar kultivimin e lëndës narkotike që furnizon Europën. Në pamjet e servirura shikohet qartë impenjimi i trafikantëve për të vijuar punën e tyre. Tregohet se një kilogram shitet me 200 euro, ndërkohë që kultivuesit thonë që një kilogram kushton 300 euro. Në fshatin e drogës thuhet se punojnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit, ndërkohë që në fshat mbërrijnë edhe punëtorë nga zonat e tjera. Mjetet janë furgonë dhe parkohen në qendrën e fshatit, ndërsa, sipas të dhënave që ka mbledhur gazetari italian, mësohet se mblidhen rreth 320 hektarë tokë. Fshati me mbi 4 mijë banorë kultivon thuajse i gjithi lëndën e kushtueshme, ndërsa lënda shitet e gjitha në vend.
“Drogën e transportojmë me kafshë. 100 kilogram mban secila. E fshehim në pyllin e Semanit më pas nisim transportin. Rrugën e bëjmë thuajse dy herë në muaj”, i rrëfen gazetarit një transportues marijuane Lazarati, ndërsa duket se për çmimin gënjen. Korrieri i drogës nuk ka drojë nga gazetari italian dhe tregon se dikur punonte me klandestinë, por meqë tashmë s`ka më të tillë, ai është mjeshtër i transportit të drogës.
Lexoni më shumë në linkun: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=45321&kat=100
a.k
Comments
Komentin tim ja dedikoj jo

Komentin tim ja dedikoj jo temes, por autorit apo redaktorit qe i ka vene titullin.

Perdor termin: investigim

Une i propozoj qe kete fjale te re te gjuhes shqipe qe eshte emer foljor (folja: investigoj, qe ne fakt nuk e ka gjuha jone) ta zgjedhojme ne formen foljore e ta lakojme ne formen emerore. I lutem titullvenesit te vendose ne faqe edhe format qe merr folja investigoj.

Sa per ndihme po e nis une:

koha e tashme

une investigoj

ti investigon

ai/ajo investigon

ne ...

Por dua te jap edhe ndihme duke i kujtuar se jane nja dy fjale ne gjuhen shqipe: hetoj, hulumtoj.

Add new comment