Presidenti Nishani nuk do ta dekretojë ligjin për karrierën në FA, bie ndesh me Kushtetutën

Ligji i miratuar 3 ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nuk do të dekretohet nga Presidenti Bujar Nishani. Këtë lajm e bën të ditur "Gazeta Tema”, nëpërmjet burimeve të saj ku thuhet se kreu i shtetit do ta kthejë këtë ligj sërish në Kuvend për tu rishqyrtuar pasi ai bie ndesh me Kushtetutën.
“Ligji ndërhyn në ato kompetenca dhe të drejta kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duke i hequr të drejtën e emërimit dhe lirimit nga detyra të ushtarakëve të lartë në gradën e gjeneralit, këputet zinxhiri i hierarkisë komanduese në kohë paqeje, kjo krijon një shqetësim serioz në tërë strukturën dhe zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura më pas.”, kanë thënë burimet për “Temën”.
Gjithashtu burimet nga Presidenca thonë se: “Ligji bën një cc`balancim të harmonisë kushtetuese të pushteteve të komandimit të Forcave të Armatosura, pra të Parlamentit, të Presidentit dhe të Qeverisë. Kjo dëmton një standard të detyrueshëm për një vend anëtar të NATO-s ashtu sikurse është Shqipëria.”. Në përfundim burimet shtojnë se Kreu i Shtetit do të bëjë edhe ankimim në Gjykatën Kushtetuese nëse ky ligj do të miratohet në Kuvend, pas rikthimit nga Presidenti.
http://www.gazetatema.net/web/2014/06/14/perplasja-presidenc...
S.S
Add new comment