Nishani për ABC News: Nuk kam asnjë motiv politik në veprimet e mia, thjesht bëj detyrën

Presidenti Bujar Nishani ka dhënë një intervistë në televizionin ABC, ku ka folur ndër të tjera për paralajmërimin e kryeministrit Rama lidhur me ligjet që Nishani ka kthyer në Kuvend, të cilësuara si antikushtetuese, se ato do të kalojnë. Nishani thotë se kjo është përpjekje e shumicës që t'ia ndalojë dhe të drejtën e shprehjes me dekret. Sipas tij, sulmi i maxhorancës nisi fillimisht me heqjen e kompetencës dhe tashmë duan ta ndalojnë edhe për shprehjen me dekrete.
“Unë e kam shprehur dhe herë të tjera, unë jam i vendosur, pa diskutim, të qëndroj në korrektesë të plotë të hapësirës që i takon Presidentit të Republikës, Kryetarit të Shtetit, detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese të Presidentit të Republikës, pavarësisht nga pëlqyeshmëria apo papëlqyeshmëria politike e institucioneve apo e aktorëve të tjerë e akteve të Presidentit të Republikës. Pra, nuk ka asgjë politike, nuk ka asnjë lloj sulmi. As ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjë inicim të ndonjë sulmi politik, sepse nuk ka arsye, nuk ka objektiva të tillë Presidenti i Republikës, por do të ketë në vijimësi qëndrim të hapur, transparent, publik, të argumentuar, të logjikshëm dhe të mbështetur pikërisht në legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit, përsa kohë Presidenti konstaton se, për shkak të detyrës së tij duhet të angazhohet në paralajmërimet dhe ndalimet, me aq sa është e mundur nga Presidenti i Republikës, të mosrespektimit të Kushtetutës së vendit”, thotë Nishani.
Për më gjerë në: http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/45420
a.k
Add new comment