Deputeti i PD-së Spaho kërkon zgjedhjen urgjente të Guvernatorit të ri. Nga ana tjetër nuk mungojnë spekullimet edhe për zgjerimin e hetimeve

Postuar në 11 Shtator, 2014 10:37

Edmond Spaho i Partisë Demokratike ka bërë thirrje sot që të përshpejtohet hapat për zgjedhjen e Guvernatorit të ri. “Zgjedhja e guvernatorit të ri është emergjente. Zëvendësimi i guvernatorit është çështja më urgjente per momentin. Ligji e ka të qartë procesin, mjafton të plotësohen vendet në këshill dhe te procedohet me zgjedhjen e guvernatorit te ri, i cili është prerogativë e presidentit. Profili i guvernatorit është në ligj shtetas shqiptar, jo politik”, citon “Vizion Plus” Spahon. Lidhur me hetimet, po “VP” përcillte sot lajmin se hetimet mund të zgjerohen edhe më tej duke shkuar deri edhe te Elisabeta Gjoni.  Fakte të reja pritet të sjellin me këtë rast të dhënat e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

http://vizionplus.al/pd-urgjent-guvernator-te-ri/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.