Jahjaga kthehet nga Amerika me sinjale të qarta për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë

Postuar në 28 Shtator, 2014 02:00

“Kosova Sot” shkruan se mbështetja që presidentja Atifete Jahjaga ka marrë gjatë vizitës në SHBA për tejkalimin e ngërçit politik, mund të sjellë efekte pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje në mes partive politike dhe zhbllokimin e situatës politike në vend. “Kosova Sot” njofton gjithashtu se së fundmi Jahjaga është takuar edhe me ndihmësekretaren amerikane të Shtetit të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procesin nëpër të cilin po kalon vendi. Sipas analistëve, Departamenti i Shtetit Amerikan dëshiron që përmes presidentes Jahjaga të krijojë një procedurë, nëpërmjet së cilës ta gjejë një rrugë për daljen nga kriza politike që ka kapluar vendin.  Ndërkohë në Amerikë, presidentja Jahjaga pati dhe një takim me  Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin I cili u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë. Gjatë këtij takimi Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është e pranuar nga 108 vende të botës dhe se pranimi nga Vatikani do të kishte një rëndësi të veçantë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.