Turi i Francës, Rodriguez fitues i etapës së tretë. Chris Froome rrëmben fanelën e verdhë

Rodriguez është shpallur fitues i etapës së tretë të Turit të Francës, në edicionin e 102-të të tij, të zhvilluar tërësisht në Belgjikë, me 159,5 km të përshkuara nga Anversa deri në Huy.
I dyti është renditur Chris Froome, i cili me këtë sukses ka arritur të rrëmbejë edhe fanelën e verdhë të turit, me vetëm 1 sekondë diferencë nga ndjekësit. Rodriguez shënoi kohën më të mirë prej 3 orësh 26 minutash dhe 54 të qindtat e sekondës, duke arritur një shpejtësi mesatare prej 46,3 km. Pas Froome është renditur Vuillermoz.
Etapa e tretë e Turit të Francës shënoi edhe fillimin e terreneve të forta, edhe pse vetëm në 50 km e fundit të kësaj etape. Etapa e radhës është ajo mes Seraing dhe Cambrai, e cila nis sërish në Belgjikë e përfundon në Francë, e gjatë 223,5 km. Një terren që në Seraing kulmon me 65 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Cambrai me 63 m lartësi mbi këtë nivel, por lartësia më e madhe do të shënohet në Citadelle de Namur me 181 metra mbi nivelin e detit.
/ Top Channel

Add new comment