Konferenca për Alzheimerin, mbledh në Uashington mbi 4000 shkenctarë

Postuar në 19 Korrik, 2015 11:44

Më shumë se 4.000 shkencëtarë nga e gjithë bota do të mblidhen në Uashington këtë javë për të diskutuar rreth sëmundjes së rrezikshme të Alzheimerit. Kjo sëmundje konsiderohet si më dominuesja e viteve të fundit , e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me kujtesën e njerëzve.

Por, disa nga hulumtuesit në radhët e mjekësisë thonë se janë rritur shanset për të gjetur trajtime efektive për të. Kjo sëmundje i çon pacientët nga humbja e memories drejt çrregullimeve psikike. 

Kjo është hera e parë që një kongres mblidhet për të folur rreth këtij çrregullimi, pas dekadave që kërkimet për Alzheimerin vetëm kishin dështuar, sikurse edhe 123 ilaçet e krijuara për të, nuk jepnin asnjë efekt. 

Shkencëtarët po kryejnë edhe kërkime për të parë se çfarë roli luan gjinia dhe raca në zhvillimin e saj.

Simptomat e sëmundjes fillimisht janë sporadike dhe thuajse nuk vihen re, pasi kanë të bëjnë me harresa të vogla, ku personi ndoshta nuk gjen dot edhe fjalët e duhura duke i zëvendësuar ato me fraza të ngjashme.

Me pas fazat sa vijnë e rëndohen dhe memoria përveçse ikën, personi ka halucinacione dhe humbet kontrollin e trupit të tij.

Më shumë se 5 milionë njerëz bashkëjetojnë me Alzheimer, një numër që pritet të shkojë në 13.5 milionë deri në vitin 2050. Teksa shkalla e sëmundjes rritet, fondet për trajtimin e saj zvogëlohen, ndërsa ilaçet e pakta që qarkullojnë në treg edhe pse pak të efektshme, kushtojnë shtrenjtë. 

Megjithatë, Shoqata e Alzheimerit shprehet e vendosur që të çojë deri në fund përpjekjen e saj për të rritur fondin nga 600 milionë dollarë në vit për trajtimin e saj, në 950 milionë dollarë.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.