Të Kripura

Budallallëku i një “debati” gazetaresk: Sali apo Salih? Më mirë të besojmë PPSh-në

Postuar në 30 Maj, 2016 17:35

Sali Berisha ka ndryshuar emrin. Edhe ditën e lindjes madje. E ka patur Salih dhe e ka bërë Sali. E ka patur 1 korrik e ka bërë 15 tetor. Ky është informacion ekskluziv i faqes “skandal.al” që po promovohet nga Brenda Parlamentit.

Pse e ndërrove emrin, apo mendoje se emrat e shkurtër mbahen mend më mirë? "Jo mo. Po kisha frikë se do më thërrisnin Vini kur hyra në politikë. Nuk ma merrte mendja se do më thoshin Rame të gjithë"

Postuar në 28 Maj, 2016 16:55

10 ditë leje e zakonshme për drejtësinë

Postuar në 27 Maj, 2016 23:26

Doktori: Edvini është kriminel!

Byroja përjashton Doktorin me 10 ditë.

PD-ja revoltohet dhe bojkoton për 10 ditë.

Doktori hiqet si hero.

Iliri hiqet si i majtë dhe rojtar i vijës së kuqe.

Edvini, apo Edi hiqet si i ofenduar.

Reforma në drejtësi shtyhet edhe me ca ditë.

Sesioni parlamentar po shkon drejt fundit.

~~~~~~~Trump bëhet president.

Pjerin Ndreu akuzon Berishën se përçau Jugun me Veriun. Ndreu thotë se Veriu ka nxjerrë figura të shquara dhe përmend vetëm katolikë. Ndoshta rastësi...

Postuar në 26 Maj, 2016 22:54

Sos për kryetarin! Po lodhet dhe nuk i ka duk puna e madhe

Postuar në 25 Maj, 2016 20:31

"Të lumtë ajo doçka Mimi! Prije shiritin, prije dhe hajde ta ngremë një dolli se ke filluar edhe stazhin e kualifikimit për "Qytetarin Dixhital"". "Je keqkuptuar Damian! Për Zvërnecin e kisha porosi nga shefi për t'i rënë Lefterit të LSI-së"

Postuar në 24 Maj, 2016 18:36

Më mirë bëjmë pallate dhe kulla se njëherë u përmbyt Tirana nga diga e liqenit dhe e hëngra vetëm unë

Postuar në 24 Maj, 2016 03:03

Po këtij kush i tha se ky rri gjithë ditën rrugëve?!

Postuar në 21 Maj, 2016 21:16

Proza e shantazhit në emër të Shtetit

Postuar në 21 Maj, 2016 00:34

Qeveria, madje më shumë se kaq, Shteti, ka nisur gjuetinë e ujqërve. Po e bën këtë pa zhurmë, duke vëzhguar, duke llogaritur, e duke marrë shënim gjurmët që po lihen. Shteti është i sofistikuar: kësaj radhe parlajmëron aplikimin e represionit në ligjëratë të zhdrejtë. Dhe nuk e ka nisur keq.

"Ç'na polli belaja me këtë të përgjimit shefo!" "Varja mor. Shyqyr që kaloi Nishani ligjin për regjistrimin e emigrantëve se andej do kemi nevojë për antena. Pa kjo do harrohet"

Postuar në 20 Maj, 2016 19:57

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura