Politikë
BE-ja vendos kordon sanitar me Ballkanin
Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvilluar së fundmi në Slloveni ka rezultuar një takim ku është afirmuar koma e Europës që nuk pranon transfuzion me gjakun jokompatibël të rajonit tonë. Në dokumentin e publikuar pas samitit, fjala vend kandidat është hequr nga teksti për t’u zëvendësuar me fjalën Partner. Është në thelb miratim i asaj që mund ta quajmë strategjia e Macron për zëvendësimin e Zgjerimit me Partneritetin Strategjik.
Samiti që nuk mbylli asgjë
“Kompasi strategjik” duket se është e vetmja arritje e Samitit të Sllovenisë, nëse mund të quhet e tillë, përsa kohë është thjesht një ide. Gjatë darkës në Brdo të Sllovenisë, më 5 tetor, krerët e shteteve dhe qeverive kanë ngarkuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të hartojë një "Kompas Strategjik" të shkruar, që do të paraqitet në nëntor dhe do të debatohet përsëri nga udhëheqësit në dhjetor me synimin për ta miratuar atë marsin e ardhshëm.
Asgjë e re nga samiti i Sllovenisë
Asgjë e re sa i përket integrimit nuk pritet në samitin e Sllovenisë. E mërkura do të mbledhë bashkë në Brdo të Sllovenisë, liderët e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Jutarnji list, e cila i referohet draftit të konkluzioneve që priten në samit "nuk ka një datë për zgjerimin e Bashkimit Evropian".
"Ballkani i Hapur", Von der Leyen: Përkrahim vetëm nisma gjithëpërfshirëse
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian ishte e qartë në lidhje me Ballkanin e Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se mund të ketë iniciativa, por duhet që ato të përfshijnë të gjitha shtetet dhe të realizojnë objektivat e përbashkëta.
Luan "politikë të madhe" përherë, por nuk fiton asnjëherë
Kjo është çështje e dialogut, unë mendoj që çuarja e forcave speciale ka bërë efektin, ka garantuar sigurinë, e ka ngrit problemi, tani ata duhet të tërhiqen dhe serbët duhet t’i heqin avionët për show, dhe ta marri fjalën politika dhe dialogu.
Krijimi i një atmosfere pozitive e ndihmon dialogun, kurse barrikadimi bën këtë , që serbët të vazhdojnë të bëjnë viktimën. Tani dy rrugë janë, a do sjellim paqen apo do jetojmë në psikozën e një lufte imagjinare.
Teatri i targave mbyllet me fitoren e palaçollëkut ballkanik
Kreu i KFOR-it në Kosovë, Franco Federici ka njoftuar se misioni ka marrë masa për qetësimin e situatës në vend, në përputhje me kuadrin ndërkombëtar që e mandaton.
Rama duhet të shkonte në Beograd
Në kohën kur veriu i Kosovës dhe reciprociteti i targave, ka risjell në sipërfaqe acarimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për analistin nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, vizita e sotme e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, do të përmbushej më mirë nëse dë të çonte vet Ramën në Beograd për ndërmjetësim në acarimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Do të kishte qenë e rrugës që Rama të vizitonte Beogradin dhe të ndërmjetësonte ne rregullimin e acarimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Ballkani i Hapur është rruga jonë
Kryeministri Rama thotë se në situatën e tensionuar që është krijuar në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, nuk ka vend për ndërmjetësim. Gjatë vizitës në Prishtinë, ai tha se e drejta është me Kosovën dhe Shqipëria i qëndron asaj në krah. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun Albin Kurti, Rama tha se i takon atij të marrë vendimet e duhura.
Ish-ambasadori grek: Diplomacia e Dendias mund të finalizohet me njohjen e Kosovës
Ish-ambasadori grek, Alexandros Mallias, thotë se Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një opinion të botuar në "Kathimerini", të cilës i referohet B92, Mallias flet për marrëdhëniet midis Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke analizuar politikën e ndjekur nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.
E djathta në Shqipëri nuk mjafton për të mundur Edi Ramën dhe neosocialistët
Unë them që nuk mjafton më e djathta në Shqipëri për të mundur Edi Ramën, për të mundur neosocialistët. Unë them që duhet filluar nga e djathta konsevatore dhe duhet mbaruar tek e majta progresiste. Duhet të ndërtojmë një skemë që të ketë vend për të gjithë
