Politikë
Parlamenti dhe qeveria: Përkatësisht mbushur me kriminelë dhe organizatë kriminale
Parlamenti shqiptar ka hyrë me sa duket në fazën e autodenoncimit, pasi akuzat për përfshirje të kriminelëve në të apo edhe në qeverise, e tejkalon pafajësinë e një opozite. Në fund të fundit, kriminelët në Parlament janë përgjegjësi e përbashkët. Deputeti socialist Ben Blushi tha sot gjatë fjalës së tij se kjo që ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe e ka çuar shoqërinë drejt shkatërrimit moral. “Për fat të keq jemi sot parlamenti më i shëmtuar në Europë, që pranon se këtu ka kriminelë. Të mos ishte për presionin ndërkombëtar, ky ligj nuk do miratohej as sot, as mot.
Shqipëria hap “shkollën e riedukimit” kundër ekstremizmit të dhunshëm
Shqipëria zyrtare ka pretendime të mëdha sa i përket rolit të vet në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo bëhet e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që është shfaqur në një intervistë për “Deutsche Welle”.
Shqipëria jashtë axhendës ballkanike të John Kerry-it. Biberaj: Tirana ka humbur rëndësinë strategjike për SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry do të nisë nga 1 dhjetori një tur vizitazh në Europë e Ballkan me ndalesën e parë në Bruksel Shefi i diplomacisë amerikane ka në axhendë takime të nivelit të lartë, në të cilat do të diskutojë mbi situatën në rajon e me gjerë.
Pas Brukselit, Kerry do të ndalet në 2 dhjetor në Kosovë e Serbi, në 3 dhjetor do të udhëtojë drejt Qipros, ndërsa një ditë më vonë do të takohet në Athinë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.
Llalla në parim kundër hetimit ndërkombëtar për aferën CEZ: E zbardh vetë
Prokuroria e Përgjithshme është e mendimit se çështjet që kanë të bëjnë me kompaninë CEZ mund të hetohen vetëm nga drejtësia shqiptare. Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura.
Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ja njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla, raporton Shqiptarja.com.
Këshilli i Pasigurisë Kombëtare
Mbledhja e figurave të shtetit në zyrën e Nishanit në të ashtuquajturin Këshill të Sigurisë Kombëtare ishte një tjetër shfaqje joserioze e parisë politike të këtij vendi që përcjell si të rëndësishëm çdo takim autosugjestionues para kamerave.
Korrupsioni në gjyqësor, ose gjyqtarët hajdutë, kërkesë e panegociueshme nga BE
Bashkimi Europian po shprehet shumë qartë së fundmi për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Sidomos në gjyqësorin shqiptar. Fjalët e hapura, akuzat direkte, vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë si konstatime, njësoj siç flitet nga shumëkush në Shqipëri. E ndërkohë që edhe vetë kryeministri e quan gjyqësorin një korporatë, apo më keq, askush nuk i kërkon atij, apo ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, të provojnë atë që thonë. Gjithsesi deklaratat e Vlahutin duhen marrë si adresime direkte të BE-së që e ftojnë politikën të veprojë:
Protestë më 8 dhjetor
Partia Demokratike do të provojë edhe njëherë protestën për të parë me gjasë reagimin e njerëzve ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend. Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar nga një takim në Vaun e Dejës, se PD-ja apelon për protestë më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, siç njihet zyrtarisht. “Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.
"Rilindja" përmes vetvetes
Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual.
Ilir Meta: “Në LSI askush nuk jep lekë për vendin në listën e kandidatëve”. Për kë shkon ky mesazh?
Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh “të padeshifrueshëm” nga mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së. Thoitë Meta: “Jam krenar që asnjë kandidat i LSI për kryetar bashkie apo deputet që për të qenë i pari apo i dyti apo i treti në listë ka paguar lekë nën dorë apo mbi dorë te partia e kështu me radhë me të gjithë të tjerët, ashtu sikurse dëgjojmë që flitet lart e poshtë se kërkojnë lekë për partinë e përralla të tjera të cilat nuk janë gjë tjetër veçse abuzime të indivdiëve të caktuar që kërkojnë para për veten e tyre.
