Politikë
Statuto - Mania e të majtëve/Gjinushit duan t'i marrin partinë
Sot në selinë e PSD-së ka patur një si lloj përplasje që është kufizuar te porta e mbyllur me zinxhirë. Kërkesën për demokraci të brendshme e kanë hedhur njerëz që kanë qenë pas Skënder Gjinushitgjatë gjithë kësaj kohe. Ky i fundit ka komentuar për Top-Channel se janë lojëra të tre personave. Me sa duket pasuria më e madhe e PSD-së ka mbetur Gjinushi vetë dhe vila e lezetshme në rrugë "Fortuzi".
Debati politik në PS drejt institucionalizimit. Depozitohet zyrtarisht dokumenti që pretendon shkelje masive të Statutit
Ndonëse është përpjekur ta injorojë dhe të minimizojë peshën që kanë kritikat e Ben Blushit, kryeministri Edi Rama sot ka bërë një lëvizje që konfirmon shqetësimin e vet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kanë raportuar disa ministra, që së fundmi janë përfolur dhe akuzuar nga opozita si të përfshirë në afera korrupsioni. Nga ana e vet, deputeti Blushi, ka regjistruar një dokument zyrtar tanimë, sipas të cilit shkeljet statutore në PS, janë shkelur disa herë.
"Patriot act" pa të drejtë vote
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se projektligji propozuar nga qeveria për regjistrimin e emigrantëve nuk u jep atyre të drejtën e votës, por është një borxh që Shqipëria u ka atyre për kontributin e dhënë në vite. Sipas Tahirit, drafti që propozohet është një akt patriotik pasi përmirëson shërbimet për emigrantët shqiptarë dhe shteti ka një regjistër se ku jetojnë shqiptarët.
Arrestohet biznesmeni Sait Fishta
Është arrestuar sot në mbrëmje Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit. Po kështu Fishta ka qenë më herët kandidat edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sot paradite mediat njoftuan se u vendos sekuestro preventive për 9 pallate në Velipojë, që ishin ndërtuar nga Fishta. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë në Shkodër.
http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/02/07/arrestohet-sait-fishta-kandidati-...ër-deputet-në-shkodër#.VrfCCq-kqrU
Platforma ekonomike e PD; Ulje e taksash dhe thjeshtim procedurash
Partia Demokratike njoftoi se vijon konsultimin e programit të saj të bazuar në një platformë ekonomike që synon ulje të taksave. Propozimet janë vendosja e taksës së sheshtë në nivelin 9% mbi të ardhurat dhe kontributet, ulja e normës së TVSH në nivelin 15%, eleminim i taksave të fshehta apo tarifave administrative paralele siç jane taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtësim të procedurave.
Fotolajm/Populli i puth duart Ramës para selisë së PS
Një foto e fiksuar para selisë së Partisë Socialiste tregon momentin kur një grup zonjash që pret në oborrin e partisë i puth duart kryeministrit Rama teksa ai del nga selia. Ndoshta një shenjë falenderimi për reformat që kryeministri thotë se po kryhen ose mirënjohje personale për atë që partia mund të ketë bërë për simpatizantët apo anëtarët e saj.
Debatet për Politikën e Jashtme/“Turqia nuk mund të jetë pol kryesor për Shqipërinë. Nuk mund të harrohen marrëdhëniet me Italinë”
Rrëzimi i rezolutës për Kosovën ka hapur disa diskutime në Parlament mbi Politikën e Jashtme. Ka një mendim të gjithëpranuar se ajo që thotë ministri i Jashtëm aktual është krejt pa peshë në adresimin e qëndrimeve dhe sfidave të Shqipërisë në lëmin e Politikës së Jashtme, meritojnë vëmendje disa qëndrime të ish-kryeministrit Sali Berisha, sidomos në drejtim të qëndrimit të qeverisë aktuale ndaj Turqisë, që i njeh prioritetin në partneritetin strategjik, apo edhe në “vjedhjen” e idesë së Davutoglusë për “zero probleme me fqinjët”.
Shpenzimet e Llallës për shishe me konjak dhe stilolapsa të larë me ar
Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet. Gazeta ‘Shqip’ sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Izet Haxhia: Berisha vrasës i Fatmir Haklajt. Denoncimi në ambasadën e SHBA dhe mëkatet e Shkëlzenit
Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, ka reaguar ndaj këtij të fundit, pasi i ka përmendur emrin në seancën e kësaj të enjte në parlament, duke e quajtur frikacak, gënjeshtar dhe vrasës të Fatmir Haklajt.
Lu në zyrën e Metës, të gjithë në "kapistrën" e SHBA
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu i është drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit, për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ai është para të hyjë në ambientet e kryesisë pak para orës 09:00 dhe ka qëndruar aty rreth 15 minuta.
Paralelisht me këtë takim, në një zyrë tjetër të Kuvendit, janë ulur së bashku përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe LSI-së për të përfunduar aktet nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ekspertë të ambasadës amerikane.
