Politikë

Arbitrazhi në favor të Beketit

Postuar në 07 Mars, 2016 09:32

Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian. Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.

Nis lufta brenda sistemit. Alaudin Malaj letër ministrit Manjani për të përjashtuar Gjin Gjonin (Letra)

Postuar në 06 Mars, 2016 20:36

Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë,  Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së,  Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD. Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kalllëzuar Maljan më parë, çështje që është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014.

Bojkoti i PD-së thyhet që pa nisur. “Do jem në Parlament, pavarësisht vendimit që do të merret”

Postuar në 06 Mars, 2016 11:18

Deputeti i Partisë Demokratike, kryetar i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka dhënë sot një intervistë gazetës “Shekulli” ku ka folur edhe për idenë e bojkotit të Parlamentit që është hedhur së fundmi. Shehi pranon se ka shumë presion brenda Grupit Parlamentar për të kaluar në politikën e bojkotot, por që siç shprehet ai, personalisht nuk do ta ndjekë këtë vijë. “Sigurisht që do të jem në Parlament, pavarësisht se çfarë vendos PD-ja. Por deri të enjten e ardhshme mendoj se dhe opozita do të reflektojë dhe do të kthehet në Parlament për të vijuar përballjen.

Publikohet një listë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kallëzuar nga ILDKPI-ja. A do të procedojë ministri me shkarkime?

Postuar në 06 Mars, 2016 10:56

Dje u raportua nga televizioni “AbcNews”, që referonte burime të ambasadës amerikane në Tiranë, se mes gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu refuzohen vizat e hyrjes për në ShBA, janë edhe ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Ministri i Drejtësisë deklaroi gatishmërinë për të proceduar me shkarkimin e tyre, nëse ambasada informon zyrtarisht ata që iu refuzohet viza, por lajmi se mes tyre janë ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja e zhbën këtë lojë të Ylli Manjanit, sa kohë që kallëzimet janë publike.

“Ajo që ndodhi në Elbasan nuk i bën nder PS-së”

Postuar në 06 Mars, 2016 10:39

Servet Pëllumbi, një ish-drejtues i Partisë Socialiste ka bërë sot në gazetën “Panorama” disa komente për atë që ndodhi në takimin e Elbasanit me deputetin Ben Blushi. “Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasanit nuk duhet të ndodhte, më ka lënë një shije jo të mirë, sepse Partia Socialiste njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën ndaj mendimit ndryshe.

Çmendon Edi Rama për kongresin e PS

Postuar në 05 Mars, 2016 19:50

Si deputet i Qarkut të Vlorës, kryeministri Rama ka ndjekur nga afër votimet për zgjedhjen e delegatëve të kongresit të Partisë Partisë Socialiste që do të mbaht në 19 Mars. Ndonëse nuk do të ketë votim për kryetarin, kryeministri beson se kongresi do të shërbejë për t’i dhënë shtysë reformave.

Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI

Postuar në 05 Mars, 2016 15:27

Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Brukseli do të ketë akses në informacionin e klasifikuar nga Shqipëria. Përfshirë edhe përgjimin e telefonatave

Postuar në 05 Mars, 2016 12:12

Përfaqësuesja e Lartë për Siguri në BE, Federica Mogherini iku nga Tirana edhe me një marrëveshje të cilën qeveria shqiptare nuk ia komunikon qytetarëve të vet. Portali “Tesheshi.com” shkruan se marrëveshja i jep të drejtë zyrës që drejtohet nga Mogherini që të ketë akses në përgjimin e telefonatave hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria.

Tirana zyrtare, kundër politikës gjermane për refugjatët. “Spiegel”: Politika austriake e kufijve të mbyllur do të shkatërrojë Europën

Postuar në 05 Mars, 2016 06:59

Çështja e vazlës së refugjatëve që po drejtohet drejt Europës është trajtuar së fundmi nga revista gjermane “Spiegel” që është përpjekur të vlerësojë rrjedhojat e politikës austriake të mbylljes së kufijve. Sipas revistës në fjalë ajo që po ndodh në kampin grek të Idomenit është vërtet e trishtueshme, por për gjermanët dhe qeverinë e tyre ka anën e mirë se ka ulur numrin e refugjatëve që shkojnë në Gjermani. Kriza diplomatike mes Austrisë, Sllovakisë nga njëra anë dhe Greqisë nga ana tjetër ka zbuluar qartë se në Europë fjala solidaritet nuk ekziston më. Ose nuk është aq e përhapur.

Kryetari i PD-së: “Do t’i përmbahemi marrëveshjeve. Dialog, jo bojkot”

Postuar në 04 Mars, 2016 23:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fakt” në “syri.net”. Basha është pyetur gjerësisht për shumë probleme të aktualitetit politik, mes të cilave edhe se cili do të jetë qëndrimi i opozitës në rast se “z. Rama sipas jush është i vendosur për konflikt dhe jo marrëveshje”. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Basha tha: “...Unë kam përgjegjësitë e mia si kryetar i opozitës. Unë kam përgjegjësitë e mia si njeriu ku me të drejtë varen shpresat për të nesërmen. Unë s’kam ndërmend t’i përgjigjem Ramës me kartën e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë