Politikë
Drafti “amerikan” i Kushtetutës në tryezat e deputetëve, miratohet futja në kalendar dhe votimi në 21 korrik (Rekomandimi)
Parlamenti miratoi futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të draftit të ndryshimeve kushtetuese, i cili pritet të shyrtohet në seancën e 21 Korrikut, sipas afateve të përmendura edhe nga ambasadori amerikan..Sot mbi tryezën e punes së deputetëve është vendosur një botim të ri i Kushtetutës, primtuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Drafti përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar.
Merkel i buzëqesh, Haxhinasto e shet si takim me rëndësi për Shqipërinë
Një foto me Obamën apo Merkelin vlen shumë për politikanë të vendeve të vogla dhe specifikisht për karaktere si ministrat apo "udhëheqësit" shqiptarë që në rastin më të parë mundohen të kapin nga xhaketa udhëheqësit e shteteve të rëndësishme për t'i shkëputur qoftë edhe një foto. Kështu e ka shitur edhe ministri i Transporteve, Edmond Haxinasto përshëndetjen me kancelaren Merkel në takimin e “Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë”, ku pjesmarrës ishin 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë.
Miq të pandashëm, jo më vëllezër. Oferta për trajtim fiskal preferencial dhe zona të lira ekonomike
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin Erdogan dhe kryeministrin Yildirim. Në takimin me këtë të dytin janë diskutuar një sërë çështjesh, mes të tjerave edhe terrorizmi që goditi Turqinë së fundmi. Gjatë fjalës së vet, Edi Rama ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik e tregëtar, në fushën e arsimit dhe energjetikës. Duke e parë vizitën edhe si një rast për urimin e kortezisë për Yildirim që sapo ka marrë detyrën, kryeministri shqiptar ka hequr dorë edhe nga terminologjia vëllazërore me turqit, përdorur shpesh vitet e fundit.
Presioni ndërkombëtar për reformën në drejtësi. Përmendet edhe mundësia e heqjes së statusit të vendit kandidat
Shqipëria rrezikon edhe heqjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian nëse nuk miratohet reforma në drejtësi. Ky skenar është artikuluar për herë të parë sot nga Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në “Bundestag”, Gunther Krichbaum.
Mesazhe solidariteti me Turqinë
Sulmet e një dite më parë në aeroportin e Stambollit u përcollën me ndjenjë solidariteti nga Tirana zyrtare. Presidenti Nishani në reagimin e tij thotë se ndihet i revoltuar dhe dënon me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që sipas tij synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike.
Nuk pranuam dje, nuk pranojmë sot e nuk do të pranojmë nesër
Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje, letrës së hapur të ambasadorit amerikan duke sqaruar se propozimet e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi ishin në shmangie të Komisionit të Venecias. “Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c'pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias.
PD i përgjigjet SHBA me facebook-un e Genc Pollos
Teksa pritej një qëndrim zyrtarnga kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të ambasadoit Lu që e bënte atë përgjegjës për mosarritjen e konsensusit të reformës në drejtësi, nga PartiaDemokratike ka ardhur gjithsesi një reagim. është deputeti Genc Pollo që shkruan se “Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet”
Përforcohet ideja e referendumit
Kur shanset për kompromis janë thuajse zero dhe palët kanë ezuruar mundësitë e dialogut, qeveria po promovon së fundmi idenë e referendumit për paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Pas deputetit socialist Majko,edhe zv.kryeministri Niko Peleshi mendon si zgjidhje për miratimin e reformës në drejtësi mbajtjen e referendumit. Nëse parlamenti dështon me miratimin e reformes, Peleshi propozon që partitë të shprehen me votë për mbajtjen e referendumit.
Lu drejton gishtin nga Basha: Gjithmonë ka gjetur diçka për të refuzuar
Ambasadori amerikan ka gjetur edhe njëherë mënyrën për të sqaruar pozicionin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e reformës në drejtësi. Në një letër të hapur të titulluar “Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë”, ambasadori Donald Lu thekson se Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe kanë ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias, por sërish palët nuk kanë gjetur kompromisin, pasi kreu i opozitës gjithmonë ka refuzuar.
Taulant Balla u qëllua për shkak të “të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike kundër krimit dhe korrupsionit”. A mund të mos qeshësh?
Një deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla, informoi institucionet e hetimit se është dhunuar fizikisht në Romë nga një mashkull dhe nga një femër. Mashkulli ishte me kapele dhe e ka qëlluar me grusht e pastaj me ndonjë shqelm. Kurse femra i ka lëshuar një hamburger nga koka. Balla identifikoi agresorët me Jamarbër Malltezin dhe Argita Malltezi. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon: Balla është deputet që e ka për zakon të ngrejë gishtin e akuzës në Parlament dhe nuk përjashtohet kostoja e ndonjë hamburgeri kokës.