Politikë
“Kazani i medias”, Çipa: Fjalori, kosto për Ramën
Deklaratat fyese ndaj medias, në lidhje me importin e mbetjeve, Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i konsideroi kosto politike për kryeminsitrin Edi Rama. I ftuar në studion e "Tema Tv" Çipa tha se rikthimi i ligjit të mbetjeve dhe gjuha e përdorur ndaj medias janë në dëm të qeverisë dhe drejtuesit të saj.
Çfarë po thotë "montazhieri" Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt, retorika nuk vlen si dëshmi në prokurori
Në dritën e akuzave dhe dëshmive për vdekjen e 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shmanget çdo përgjegjësie të bashkisë mbi ngjarjen tragjike në landfillin e Sharrës, duke i besuar talentit për të paraqitur veten si heroin pozitiv të ndryshimit. Por përtej kësaj retorike që Veliaj e ka mësuar përmendsh faktet janë kokëforta dhe përgjigjet duhen dhënë diku tjetër. Argumentat që jep kryetari i bashkisë se akuzat vijnë nga dashakeqësia e medias dhe opozitës nuk janë bindëse dhe as ligjërisht të vlefshme.
Takimi Kodheli – Al Saud: Siria, një shtet që po bie. Flitet për bashkëpunim ushtarak me Arabinë Saudite
Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është takuar me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Në bisedën mes të dyve, Kodheli ka pranuar tezat e sauditit për situatën në Lindjen e Mesme, mes të cilave edhe ajo se “Siria është një shtet që po bie”.
Paloka: Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA, kryeministri sillet si zëdhënës i ambasadorit
Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.
Meta në Greqi: “Qëllimi i vizitës, nxitja e frymës pozitive të bashkëpunimit...Për çështjen “Çame”, duhet durim. Ka dy qasje të ndryshme”
Ilir Meta është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, në kuadër të vizitës së tij në vendin fqinj, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Më poshtë po përcjellim përgjigjet e pyetjeve që iu bënë Metës nga gazetarët:
Z. Meta, çfarë keni diskutuar në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kotzias?
Gjyqtarët e rinj, PD: Konkurs pa shpallje në Shkollën e Magjistraturës. Reforma nis me shkelje
Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike për Departamentin e Rendit dhe Sigurisë ka denoncuar sot shkeljen e praktikës ligjore për gjyqtarët e rinj. Fjala është për një konkurs pranimi në Shkollën e Magjistraturës, që sipas ligjit të vettingut do të duhet të paraprihej nga një shpallje publike. Alibeaj thotë se kjo nuk është bërë, duke dhënë një shenjë të asaj që nënkupton shumica me rivlerësim.
Konflikti në koalicion zhvendoset edhe në diplomacinë paralele me Greqinë. Meta: “Në Shqipëri nuk ka parti serioze me axhendë nacionaliste”
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë në Greqi, ku shoqërohet nga Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së. Viizta vjen ndërkohë që ka disa zhvillime në planin e diplomacisë me deklarimet e Johannes Hahn dhe tregëtimin e qëndrimit të tij në Shqipëri si njohje e çështjes çame.
Kotzias, letër për Hahn: "Korrigjoni deklaratën për “çështjen çame”. Nëse përfshihet në progres - raport, pasoja të rënda në raportet Greqi-BE"
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias i ka dërguar një letër Komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në përgjigje të një keqinterpretimi siç thotë Ministria e Jashtme greke, për një çështje jo-ekzistente midis Greqisë dhe Shqipërisë. Kotzias kritikon Komisionerin për trajtimin në "mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze, dmth pa u konsultuar apo hulumtuar në mënyrë të plotë për çështjen kur pozicioni i Greqisë i është bërë i njohur Komisionit".
Ministri i Jashtëm i bën të qartë se Greqia nuk do të njohë kurrë "Çështje çame":