Politikë
Politikë "Sponsored" në Facebook
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook dy patentat e lundrimit që mbajnë emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E veçanta këtu është se Berisha ka promovuar fotolajmin në një postim me pagesë siç shihet edhe në foto, ndonëse me algoritmin e Facebook, normalisht postimi u shkon të paktën 50 mijë ndjekësve nga 1 068 861 që ka Berisha.
Kushtëzime para takimit të Kretës
Në Greqi duket se raportet me ShBA-në po njohin ngritje dhe njësoj siç veprohet në Shqipëri nga klasa politike, përpjekja për ta kapitalizuar mbështetjen amerikane nuk mungon.
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin pas ndalimit të një 25 vjeçari në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 2 patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm. Për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Sajmit Tahiri, mësohet se 25 vjeçari me inicialet O.S. ka deklaruar se i kishte harruar në makinën miku i tij që ishte shofer i ish-minitrit të Brendshëm. Dy patentat mbajnë gjeneralitetet dhe fotot e Sajmir Tahirit, njëra prej të cilave e lëshuar më 26 korrik 2017.
Kanabisi si çështje e një vendi anëtar të NATO-s
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike hapet sot me një akuzë për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të cilën e quan Zonja Narcos. Sipas kësaj gazeta, Kodheli dhe ish-shefi i Shtabit të Pqrgjithshëm, Jeronim Bazo kanë lejuar trafikun e drogës, duke mbajtur radarët e mbikëqyerjes detare jashtë pune. Ky është një pretendim për të cilin RD-ja shkruan se dy ish-zyrtarët janë paguar.
Berisha: Marrëveshja e detit me Greqinë, korrekte. Gjyqtarët e Kushtetueses u blenë
Në debatet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është përmendur edhe Marrëveshja e Detit me Greqinë e firmosur në vitin 2009. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për rrëzimin e asaj marrëveshjeje ai ka blerë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas Berishës marrëveshja ishte shumë korrekte(min 1:44).
Pakica greke në Jug, festime treditore për festën kombëtare të Greqisë
Pakica greke në Shqipëri ka festuar për tri ditë festën Kombëtare të Greqisë. Apo siç njihet ndryshe Ditën e Jo-së, që përkujton refuzimin e Athinës zyrtare ndaj ultimatumit të Italisë Fashiste më 1940. Sipas njoftimit të Greek Reporter, në festime kanë marrë pjesë nxënës shkollash nga Saranda, banorë të zonave minoritare , por edhe përfaqësues të politikës si kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa dhe ambsadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani.
Operacion imazhi me ish-rezervistët që u gdhinë prefektë
Rrokadën e prefekteve kryeministri Rama e argumentoi me një fazë të re në luftën kundër kanabisit, pa dhënë detaje për objektivat, por duke thënë se roli i prefektëve do të ketë rëndësi të veçantë në këtë luftë.
Në funksion të këtij qëllimi ishte dhe përzgjedhja e 12 ish-ushtarakëve në rezervë si prefektët e rinj të 12 qarqeve. Kryeministri zgjodhi t’i prezantojë vet emër për emër si një “trupë speciale” që do të rivendosë kontrollin qeveritar mbi territorin.
Dosja “Tahiri”/Sekuestrohet libri i hyrje – daljeve në Ministrinë e Brendshme
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar këtë fundjavë librin e hyrje – daljeve në Ministrinë e Brendshme, një veprim hetimor që ndërmerret në kuadër të dosjes “Tahiri-Habilaj”. “Shqiptarja.com” raporton se prokurorët dyshojnë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka takuar Florian Habilajn pranë Ministrisë së Brendshme, nisur nga përmbajtja e përgjimeve në dosjen “Habilaj”, krijuar nga hetuesit italianë.
Nën mbrojtje politike direkte
Kryeministri ka zgjedhur të hapë ditën e tij të komunikimit dixhital me një video të postuar dje në profiling Facebook të Sajmir Tahirit. Një video metaforike për të vërtetën siç e shohin dhe e kërkojnë Tahiri me të vetët. Ky është mesazhi direkt i mbrojtjes së ish-vartësit, duke njoftuar në distancë prokurorinë se për çështjen “Tahiri” pushteti politik po invstohet tërësisht. Loja e vogël e kryeministrit vjen pak orë pas intervistës së ish-ministrit të Brendshëm, të cilën me siguri, z. Rama e lexon, dëgjon dhe kupton ndryshe nga të tjerët.
Drutë shkurt për Beogradin; "Kosova nuk preket"
SHBA duket se i kanë prerë drutë shkurt kësaj radhe me Beogradin zyrtar. Përmes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Washingtoni ka përcjellë për presidentin serb mesazhin e qartë dhe të prerë se “Kosova nuk preket”. Hollësi të takimit janë rrëfyer nga Aleksancëer Vuçiç për Tv Pink, ku ai ka thënë se takimi nuk ka qenë i lehtë.
