Politikë
Nis prishja e banesave në Himarë
Sot ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në Himarë në kuadër të planit të ri urbanistik. Projekti parashikon shembjen e 80 objekteve dhe puna e sotme ka nisur me 8 të parat. Nuk kanë munguar tensionet mes banorëve dhe policisë. Duket se edhe negociatat mes tyre dhe përfaqësuesve të qeverisë nuk kanë zgjidhur gjë përderisa sot ka patur edhe reagime. Shembja e shtëpive në Himarë ka sjellë edhe reagimet e Greqisë, që e konsideron këtë akt si politikë të asgjësimit të minoritetit grek në zonë.
"Drejtori i ri i SHISH, zgjedhje e Ramës për të qetësuar shërbimet partnere për dosjet e drogës"
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar gjatë komenteve të tij në emisionin “Opinion” ku diskutohej për dorëhqejen e Visho Ajazi Likës nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, se përzgjedhja e Helidon Bendos si kandidat për drejtor të SHISH, është bërë për të qetësuar shërbimet partnere pas skandaleve me dosjet e drogës.
Kryeministri i parapriu largimit të kreut të SHISH(video)
Ekuilibrat e cenuar nga kanabisi
Ajo çfarë po ndodh këto ditë në Shqipëri që nga shpërthimi i çështjes “Tahiri” është një provë e hidhur e ndikimit të krimit apo aktivitetit të paligjshëm në vendimmarrjen politike të vendit. Shumëkujt kjo mund t’i duket e largët, çështje e mediave dhe interesave të politikës, por në fakt prek të gjithë. Sepse droga duket se ka pjesën e vet të rëndësishme në strukturimin e pushtetit politik dhe siç po del edhe atë ekonomik(lajmi për depërtimin e parave me burim të paidentifikuar në industrinë e ndërtimit).
Raportime për dorëheqjen e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika
Disa media po qarkullojnë një lajm sipas të cilit kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen. Në fillim ishte portali “syri.net” që shkruajti për këtë gjë duke raportuar se akti i Likës ka qenë i papritur për presidentin e Republikës dhe se dorëheqja është imponuar nga ikryeministria për shkak të rolit që SHISH ka patur në luftën kundër trafikut të drogës. Gazeta “Panorama” raporton se dorëheqja ka qenë e pakërkuar dhe se Lika ka qenë i prerë në vendimin e tij.
Zv/ministri grek: Turp për Shqipërinë, ka lënë pa varre dëshmorët e luftës
Çështja e varrezave të ushtarëve të luftës italo-greke mbetet një nga ngërçet në marrëdhëniet shqiptaro-greke.
I pyetur pas përfundimit të paradës, ku ai përfaqësoi qeverinë në festimet për 77 vjetorin e 28 tetorit 1940, zv/ministri grek i Rendit, Nikos Toskas tha se kjo ishte një çështje serioze dhe vuri në dukje se:
Çështja “Tahiri”/Ish-presidenti Nishani: Kërkoni transkriptin e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë
Në debatin politik për çështjen “Tahiri” ka ndërhyrë edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Përmes një interviste në “Channel One”, Nishani u ka bërë thirrje gazetarëve që të kërkojnë transkriptin e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë, ku sipas tij opinioni mund të mësojë më shumë për mendimet e pjesëmarrësve për çështjen e trafikut të drogës.
Të pabesueshëm
Për situatën në Shqipëri ka reaguar sot edhe Doris Pack, politikania që është bërë e njohur në vendin tonë për qëndrimet e saj kritike ndaj të majtës. Kësaj radhe Pack kritikon sjelljen e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin që ka preferuar të heshtë për çështjen “Tahiri”:
“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon. Shqipëria është vend kandidat i BE-së. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack në Twitter.
Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?
Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.
Shqipëria vend i sigurtë?
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot para investiorëve të huaj në një takim organizuar nga Konferenca e Dhomave të Tregëtisë, se Shqipëria është vend i sigurtë. Dhe se investimi në Shqipëri është frytdhënës.
“Mos takoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta sepse ju pengojnë në aparatin tretës”, tha kryeministri duke I cilësuar të gjitha vërejtjet dhe raportet për krimin si thashetheme mediash. Ai u ka bërë thirrje investitorëve që të konsultohen me investitorët e tjerë, që operojnë tashmë në Shqipëri për të kuptuar më mirë të vërtetën e Shqipërisë.
