Politikë

A po mbahet në vëzhgim kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bruçaj?

Postuar në 19 Korrik, 2018 12:32

Sot është shpërndarë përmes e-mailit një opinion i Ayhan Demir i gazetës turke pranë presidentit Erdogan, Yeni Akit. Autori që është i njohur për analizimin e raprteve të gulenistëve me pushtetin turk, shkruan për të disatën herë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. 

Hahn i kërkoi Metës zhbllokimin e marrëveshjes me Greqinë

Postuar në 18 Korrik, 2018 09:31

Në vizitën që pati në Tiranë Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn takoi edhe Ilir Metën, një takim që zgjati fare pak për të cilin presidenca përcolli një njoftim të shkurtër, ku në thelb ishte qëndrimi i Metës që në negociatat me BE të ketë gjithëpërfshirje. 

Reforma në drejtësi në prag të "katastrofës", e kupton edhe Hahn

Postuar në 17 Korrik, 2018 17:29

I ardhur në Tiranë për të ashtuquajturin procesin screening (përshtatja me legjislacionin e BE) që i paraprin hapjes së negociatave, komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn u kthye në zëdhënësin e qeverisë, duke i kërkuar opozitës të japë konsensusin për amendimin e ligjit "Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve".

Sinjale mirëkuptimi apo marrëveshje?

Postuar në 16 Korrik, 2018 16:47

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar sot se ligji për konçesionet do të ndryshojë. Sipas tij, dispozita që parashikon konçesione të pakërkuara, pra konçesione që vijnë si propozim i subjekteve private, duhet anulluar.

Të vendosur për të ndërtuar kulla në pronë publike. Fshihet informacioni për pronësinë

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:37

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Valdin Pjetri ka shërbyer sot për publikun shqiptar seancën e radhës në përpjekjen për të mbyllur debatin ligjor mbi teatrin kombëtar. Pjetrit i është kërkuar informacion mbi pronësinë ku po synohet të realizohet skema e biznesit të gjashtë kullave bashkë me prishjen e Teatrit Kombëtar por mesa duket informacioni ka qenë i pasaktë.

Gjykata Kushtetuese mbetet me vetëm dy anëtarë

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:09

Edhe Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është larguar nga sistemi i drejtësisë.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar gjyqtarin për shkak të pasurisë dhe kontakteve me persona të inkriminuar.

Dizdari është gjyqtari I fundit i Kushtetueses që i nënshtrohet vettingut dhe me largimin e të cilit ajo kalon zyrtarisht në kolaps.  Vetëm dy anëtarë të Gjykatës në fjalë ja dolën përpara KPK-së, Bashkim Dedja që është kryetari dhe Vitore Tusha si anëtare.  Si pasojë e vettingut janë larguar ish-anëtarët e Kushtetueses Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxhaj.

Na trego edhe projektin e kullave që po ndërton në tokë publike!

Postuar në 14 Korrik, 2018 21:49

Teatri Kombëtar do të prishet. Njësoj si çdo veprim tjetër I këtij pushteti, edhe ky me gjasë do të bëhet natën si për të justifikuar hilenë e madhe që shoqëron një politikë të uzurpimit të hapësirave në emër të zhvillimit. Kryebashkiaku i Tiranës po teston humorin dhe durimin duke postuar periodikisht statuse në facebook me gjuhën dhe drejtimin e zakonshëm të tij që sheh hapa përpara aty ku nevojitet debat.

Një ditë e re për Tiranën, një Teatër i ri për Kryeqytetin europian.

Pakti në fund të korrikut

Postuar në 13 Korrik, 2018 13:57

Marrëveshja e shumëpërfolur mes Tiranës dhe Athinës për një seri çështjesh me shumë gjasë do të përmbyllet në fund të këtij muaji. Afatet i dha Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn gjatë konferencës që pati në Bruksel me kryeministrin Rama, ku sqaroi edhe deklaratën që u intepretua nga disa media dhe opozita greke si dekonspirim i bisedimeve për ndryshim kufijsh.

Video/Më 14 korrik, Republika e Çamërisë mban kongresin e parë në Konispol

Postuar në 13 Korrik, 2018 13:08

Raportimi për aktivitetin bëhet nga televizioni lokal, Saranda Televizion dhe në të flasin ata që vetëquhen misionarët e Republikës së Çamërisë.

LSI kushtëzon votën për projektligjin e Shkollës së Magjistraturës me ndryshimet në ligjin për konçesionet

Postuar në 12 Korrik, 2018 16:11

Lëvizja Socialiste Për Integrim e kushtëzon votën e saj për projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si projektligji për shkollën e magjistraturës, me ndryshimin e ligjit për koncesionet. Në një intervistë për Tema TV, Naço la të kuptohet se mazhoranca duhet të marrë parasysh propozimin e LSI-së për ligjin për koncesionet, të depozituar para dy vitesh.

Naço tha se projektligji i propozuar nga dy deputetët e mazhorancës, Manja dhe Bushka, është një projektligj blic dhe i hartuar sipas interesave të mazhorancës.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë