Politikë
Europa nuk sheh aktorë të huaj në protestat shqiptare
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard ka dhënë sot një intervistë të shkurtër përmes së cilës bën disa komente për zhvillimet në Shqipëri. Sipas tij e drejta e protestës është e garantuar duke bërë thirrje që nëse ndodhin ato të jenë paqësore. Zoti Borchard nuk ka përmendur ndikime të huaja në protestat shqiptare ndërkohë që ka lënë të kuptohet se vendimi politik i opozitës për të djegur mandatet sjell më shumë implikime.
Z. Ambasador, opozita do të protestojë sërish më 16 mars. Cili është mesazhi juaj?
KOASh zbardh qëndrimin: Për Kishën Ukrainase të mbahet një Sinod Panorthodhoks
Mediat greke po i bëjnë jehonë përplasjes së Kryepeshkopit të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu. https://www.liberal.gr/arthro/243512/diethni-themata/2019/ekklisia-albanias-pros-patriarcheio-na-sugklithei-panorthodoxi-sunodos-gia-tin-apofugi-schismatos.html
E zhbënë edhe parlamentin...
Shqipëria aktualisht nuk është demokraci parlamentare. Ka një sallë ku mblidhen të ashtuquajturit deputetë të një shumice të vetësugjestionuar me idenë se janë aty për të bërë shtet, me barrën e rëndë për të përfaqësuar edhe qeverinë, edhe opozitën.
Bilanci është i thjeshtë, në fund të muajit llogarisin rrogat, dietat dhe padiskutim titullin honorifik që i shoqëron edhe kur janë vetëm ata dhe gurgullima e ujit në tualitetin e kuvendit.
Ndërzimi artificial me Kushtetutën
30 deputetë të PD-së pritet të marrin mandatin. 19 të LSI-së do të zëvendësohen. KQZ-ja mblidhet për mandatet.
Shfryhet tullumbacja e UDB-së dhe klanit tropojan. Skenari ngec te Zëri i Amerikës dhe dosja 339
Tullumbacja e Sali Berishës, poliagjent i kalibrit Filbi, është shfryrë dhe tkurrur aty ku qëndron edhe halli i pushtetit. Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Dita”, Spartak Braho bën këtë lidhje logjike “demaskuese”:
Dodik: Në Sarajevë, Podgoricë dhe Tiranë 300 persona mbahen nën vëzhgim si filo rusë
Ndikimi malinj në Ballkan është çështje perspektive. Perëndimi deklaron se Rusia apo palë të tjera rivale të tij përfaqësojnë ndikimin malinj, ndërkohë që qasjet ndryshe nuk mungojnë.
Kreu i Presidencës boshnjake, Milorad Dodik ka deklaruar se ndikimi malinj në Ballka ka ardhur përgjithësisht nga qëndrimet antiserbe, artikuluar kryesisht nga britanikët.
Vetëvendosja paralajmëron protesta edhe në Kosovë
Valë protestash pritet të nisin edhe në Kosovë. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se kundërshtimi për platformën e dialogut me Serbinë nuk do të jetë kufizohet me ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.
“Në asnjë moment nuk e shohim Gjykatën Kushtetuese si të vetmin institucion ku ne mund ta bëjmë kundërshtimin tonë të radhës, për shkak se duke parë situatën aktuale ne jemi të bindur që protestat dhe demonstratat janë të domosdoshme”
Shtegu ligjor i rikthimit në Kuvend të opozitës
Partia demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët janë larguar nga parlamenti duke lënë një derë hapur për t'u rikthyer, nëse mandatet e tyre nuk zëvendësohen. Sipas ish - kreut të KQZ-së Kristaq Kume, procedura për lënien e mandateve nuk është ndjekur në mënyrë të rregullt, ndaj nëpërmjet këtij shtegu, ish deputetët nëse arrihet një marrëveshje politike edhe mund të rikthehen sërish në Parlament.
Ftohet të prishë pazarin e 2008-es me Berishen!
Kur do flasim! Me këtë lutje iu drejtua Edi Rama si studentëve që protestuan masivisht kundër qeverisjes së tij, po së fundmi edhe Lulzim Bashës që me djegien e mandateve të opozitës kapi të papërgatitur shumicën, e cila është duke shfrytëzuar listat pritëse për të formatuar një opozitë proceduriale.
Përpjekja e pasuksesshme për amballazhimin e krizës
Ja ca lajme amballazhuese që qarkullojnë sot:
Drejtori për zgjerimin në BE, Danielsson thotë se “djegia e mandateve minon integrimin”.
Kuptohet kjo është shuplakë për PD-LSI.
Pas kësaj Taulant Balla propozon dialog me opozitën. Por jo negociata. Por pyetja lind vetiu:
Cilën opozitë sepse ajo ka ikur nga Parlamenti dhe sipas partisë së tij, në Kuvend po hyn opozita e re?
Cilat negociata, pasi opozita e arratisur nuk ka kërkuar ndonjë gjë, veç qeverisë tranzitore, apo largimit të Edi Ramës?
