Politikë
Kryetari i Kuvendit ri-interpreton si shef i kundërzbulimit
Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i është bashkuar hamendësimeve politike të kryeministrit Edi Rama për financimet ruse në Shqipëri. Gjatë një takimi të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Ruçi ndër të tjera ka thënë:
Palmer, çfarë negocioi në Tiranë
Ka krijuar shumë pështjellim vizita në Tiranë e zv/ ndihmes sekretarit të shtetit per Euroazinë, Mathy Palmer. Pa ndonjë dijeni mbi axhendën e tij, mediat në Tiranë e komentuan si një përpjekje të SHBA-ve për të zgjidhur krizën politike, por ky fakt nuk është konfirmuar nga asnjë burim deri më tani.
Presidenti refuzon ndërmjetësimin për krizën politike
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka refuzuar të iniciojë një tryezë dialogu ndërpartiak dukem bërë thirrje që partitë politike të dëshmojnë vullnetin për të gjetur zgjidhje.
"Dashi" përçor i krizës
Kryeministri ka rimarrë sot rolin e politikanit naiv që rend pa fjalë pas kërkesave të selive diplomatike perëndimore. Përmes një statusi në tuiter, Edi Rama ka ftuar opozitën që ka dorëzuar mandatet që të bëhet pjesë e reformës zgjedhore me të drejta të barabarta. Sepse këtë, siç thotë ai, e kërkon edhe BE-ja. Dhe një kryeministër shqiptar nuk ka të drejtë të ketë mendjen e vet për këto punë.
Janë ngritur të gjitha çmimet. Vetëm çmimi i vrasjeve ka rënë
Frrok Çupi ka publikuar një opinion në gazetën AFP që e titullon, apo ja kanë titulluar: Plani për grusht-shteti i opozitës dhe ‘2000 të marrët’ që ka bërë gati! Gazetari në fjalë ka disa kohë që e a bërë të vetën tezën se opoizta e sotme është manipuluar, shitur apo bën pa dashje lojën e Rusisë, kurse qeveria, ashtu babaxhanërisht, është bërë meit për Perëndimin. Kjo e thjeshtuar.
Bushati zhgradon Ramën (Video)
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati , i cili që pas shkarkimit është goditur nga kryeministri Rama përmes rioshit Gent Cakaj foli në parlament për situatën aktuale politike duke theksuar se maxhoranca nuk duhet të tregohet arrogante me opozitën që është jashtë Parlamentit.
Del Teoria e Ditës së Gjykimit
Tërheqja e kryeminstrit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme duket se janë çështje kohe. Zoti Rama por edhe të tjerë brenda mazhorancës janë të ndërgjegjshëm se mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto kushte është një rrugë pa krye që nuk ka për t’i dhënë zgjidhje situatës. Koha në dispozicion mesa duket do shfrytëzohet për ta shitur tërheqjen jo si disfatë apo dorëzim i Edi Ramës por si reflektim i pavarur i elitës politike të socialistëve.
Damian Gjiknuri si shembull i "industrisë" politike të riciklimit
Damian Gjiknuri e kaloi fazën e vështirë të heqjes nga detyra e ministrit. Ata që e njohin zotërinë në fjalë e përshkruajnë si njeri praktik që e di pse është në politikë, se çfarë duhet të bëjë dhe se për çfarë i shërben shefit.
Historiku i tij i ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës është udhërrëfyesi më u mirë për këtë. Zotëria e nis udhën mirë, me çështjen CEZ dhe 400 milionë dollarët e saj. E mbani mend si mbrohej juristi u shquar Gjiknuri kur u hapën dosjen në atë kohë?
“Ky është vendim i qeverisë dhe Parlamentit”, thoshte.
Hahn propozon "bananen" e negociatave për Shqipërinë
Komisioneri përgjegjës për politkën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn gjatë një shkëmbimi idesh me komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian u shfaq optimist për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pra në një farë mënyre, t'u japim majmunëve të Ballkanit një banane për t'i mbajtur nê degê pastaj shohim e bêjmë pêr anëtarësimin kur ta meritojnë realisht. Poshtërim i klasit europian për nevoja konjukturale.
Në pesë vjet nuk foli asnjëherë për shqiptarët në Greqi
Pak ditë më parë në media qarkulloi një deklaratë e kryeministrit grek, Alexis Tsipras që kërcënonte Shqipërinë me veto në procesin e anëtarësimit në BE, nëse qeveria shqiptare vazhdon me problemet me pronat e zonës së Himarës. Në fakt Tsipras ka luajtur të njëjtën lojë që kanë bërë edhe kryeministra të tjerë dhe kjo ka vlerë tani që në Greqi pritet të nisë fushata elektorale.
