Politikë

Dendias: SHBA duhet të shtojë presionin mbi Turqinë

Postuar në 09 Korrik, 2021 16:28

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, e cilëson thelbësor presionin amerikan mbi Turqinë për ta bërë atë të zbatojë ligjin ndërkombëtar.

"Megjithëse tensionet janë lehtësuar, me keqardhje them që nuk kam parë ende prova të prekshme që Turqia ka ndryshuar sjelljen dhe bindjet e saj, që të tregojë se Turqia është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar të detit," tha Dendias në një konferencë në Athinë.

Rama përjashton Fatos Tushen nga PS: Të tjerët t’i vënë gishtin kokës

Postuar në 09 Korrik, 2021 13:07

I vënë nën akuzë pak ditë më parë për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Lushnjes është përjashtuar sot nga Partia Socialiste. Kreu i kësaj të fundit mblodhi sot kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të dy viteve më parë, për t’i paralajmëruar se partia nuk do të shërbejë si zyrë avokatie. Duke theksuar fillimisht se korrupsioni, ryshfeti dhe bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, Rama i paralajmëroi se nuk do të ketë mbrojtje për këdo që bie pre e tij.

Veliaj: Nuk tërhiqem, shumë shpejt hapim garën për teatrin e ri

Postuar në 06 Korrik, 2021 22:30

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ndërtimi i teatrit të ri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Veliaj tha se Kushtetuesja thjesht noterizoi skadimin e afatit për ndërtimin e teatrit përmes PPP. Më shumë se një vit pas prishjes së Teatrit Kombëtar, që u kundërshtua me protesta para dhe pasi u shemb, Veliaj thotë se vendin e “kotecit të tallashit” do ta zërë një teatër i ri, gara për të cilin do të hapet shumë shpejt.

Avokati i Popullit: Përgjimet pa vendim prokurorie, antikushtetuese. Presidenti nuk është noter

Postuar në 06 Korrik, 2021 22:12

Pas vendimit të Kushtetueses, për të hedhur poshtë ligjin që i jep mundësi policisë të kryejë përgjime, Avokati i Popullit, Erida Ballanca, shpjegoi në studion e MCN TV arsyet pse institucioni që ajo kryeson, iu drejtua shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend. Ballanca tha se Gjykata Kushtetuese gjeti mangësi në garancitë që parashikon Kushtetuta sa i përket përgjimit.

Kuvendi rikthen praktikën e vjetër: Gazetarët do jenë prezentë në komisionet parlamentare

Postuar në 06 Korrik, 2021 18:20

Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuatr sërish rregulloren e akreditimit të gazetarëve në ambientet e komisioneve parlamentare. Në njoftimin e vet, Kuvendi informon se pas konsultimeve me gazetarë është arritur në disa ndryshime të rregullave të tanishme përmes të cilave sanksionohet:

Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është Vangjush Dako

Postuar në 06 Korrik, 2021 11:25

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak

Minishengeni si tezë alternative gjeopolitike ndaj BE-së

Postuar në 02 Korrik, 2021 22:43

Kryeministri Edi Rama raportohet të ketë përsëritur sot në Forumin e Prespës idenë e tij për Minishengenin Ballkanik, termi që përdoret tashmë për Shengenin rajonal. Me një qasje që është diçka më shumë sesa pragmatizëm, kryeministri shqiptar e ka riqarkulluar këtë tezë në një koniunkturë që nuk është shumë e përshtatshme në kritikën që artikulon për Bashkimin Europian, përderisa në dështimin e kësaj radhje për hapjen e negociatave, Shqipëria u penalizua për shkak të një vetoje bullgare për Maqedoninë e Veriut.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë për Teatrin Kombëtar

Postuar në 02 Korrik, 2021 17:36

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri në një vendim përfundimtar ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar pasi sipas saj është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Të përfshirë në trafik droge, në pranga ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit

Postuar në 02 Korrik, 2021 14:40

Emri ish  ministrit të brendshëm Saimir tahiri është rikthyer sërish në skenë këtë të premte. Gjatë  operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave i ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe Antimafias Italiane dhe që po zhvillohetnë katër shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi janë arrestuar edhe dy ish oqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtyhet sërish afati i vlefshmërisë së pasaportave diplomatike dhe të shërbimit

Postuar në 01 Korrik, 2021 19:50

E mbani mend zhurmën e madhe të qeverisë “Rama 2” për pasaportat e shërbimit dhe diplomatike? Nëse jo këtu mund të lexoni se çfarë ka ndodhur. Qeveria u zotua se do të ndërpriste vlefshmërinë e pasaportave të shërbimit dhe atyre diplomatike për shkak të abuzimit me to.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë