Opinion
Qeveria i bëri shqiptarët më të pasur në letra, duke i përzënë nga vendi
Vota e emigrantëve dhe proporcionali kombëtar, domosdoshmëri për demokracinë në Shqipëri
“Emigranti lind ne një vend, plaket në një vend tjetër dhe pastaj rrezikon të jetë i huaj për të dy vendet”, shprehej shkrimtari i shquar M. Tuein. Ndërsa rreziku për të qenë i huaj në vendin ku jeton varet nga vendi pritës, në vendin ku ka lindur dhe është rritur nuk ka pse të ndihet kurrë i huaj. Emigrantët kanë qenë jo vetëm të dobishëm për vendin e tyre, por të domosdoshëm. Ata ndihmuan familjet e tyre e njëkohësisht dhe vendin me investime e me eksperiencë të re. Ata janë të domosdoshëm dhe për demokracinë në Shqipëri.
Urrejtja pasionante e francezëve për presidentin e tyre tekanjoz
I ulur me Emmanuel Macron në ndarjen luksoze në bordin e Air Force One të Francës, e pyeta atë se kujt i beson. Me kë i ndan ndjenjat e tij më të thella kur e rëndon barra e detyrës?
Në fillim, nuk m’u duk se po e kuptonte pyetjen time. Për ta ndihmuar, i sugjerova ndoshta gruan e tij dhe ish-mësuesen e dramës në shkollën e mesme, Brigitte? Këshilltarit të tij për median, i ulur përballë nesh, i pëlqeu kjo ide dhe e inkurajoi me padurim presidentin ta mbështeste.
Apeli i 1 mijë historianëve francezë: Republika është nën kërcënim
Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, e djathta ekstreme është pranë portës së pushtetit në Francë. Si historianë me prejardhje të ndryshme politike që ndajnë një lidhje me vlerat demokratike dhe shtetin e së drejtës, ne nuk mund të heshtim përballë një perspektive alarmante, të cilës kemi ende kapacitetin për t'i rezistuar.
Pavarësisht një ndryshimi sipërfaqësor, Bashkimi Kombëtar (RN) mbetet në thelb pasardhësi dhe trashëgimtari i Frontit Kombëtar, i themeluar në 1972 nga njerëz nostalgjikë për Vichy dhe Algjerinë Franceze.
A mund të shkojmë edhe më djathtas sesa jemi?
Stetoskopi i mjekut, apo çekiçi e gjyqtarit?
Le të jemi pak më të sinqertë kur flasim për 'identitetin evropian'
Zyrtarët evropianë janë të prirur të pohojnë se shuma e institucioneve të tyre është më shumë se pjesët e tyre. BE, sipas tyre, nuk është vetëm një grup rregullash të standardizuara, një bashkim doganor dhe një treg i brendshëm. Blloku ka “vlera” si demokracia, liria, dinjiteti.
Për zyrtarët e saj, Evropa është një "aspiratë", një "ide" dhe, më e rëndësishmja, një "identitet".
Pse është shumë vonë për ta ndaluar Luftën e Tretë Botërore
Futbolli le t’i paraprijë historisë
Unë mendoj se kam të drejtë
Nëse të qenët, domethënë prania ime trupore është rezultat i vullnetit të Zotit, i përmbaruar pa konsultuar vullnetin tim, atëherë për të vazhduar ekzistencën time si vetëdije, unë mund dhe duhet të marr vendime bazuar vetëm në vullnetin tim të lirë.
Pse mund?
Sepse kjo mundësi më është dhënë me vete si aftësi.
Pse duhet?
Sepse kjo liri e dhuruar, qoftë hyjnore, qoftë nga natyra, duhet vënë në përdorim, jo asgjësuar.
