Opinion

Europianët s’e kanë urryer kurrë kaq shumë njëri-tjetrin, që pas luftës

Postuar në 11 Korrik, 2015 04:16

Bashkimi Europian është një komunitet i lirisë dhe drejtësisë. Kjo është pikërisht arsyeja e krijimit të besimit te BE që ekziston në Europë dhe më gjerë. Kjo e bën anëtarësimin në të tërheqës, pas një numri përvojash kolektive të kufizimit të lirisë dhe sundimit arbitrar gjatë shekullit të kaluar.
BE nuk është një shtet i centralizuar, as federatë, por një konfederatë shtetesh sovrane që kanë vendosur me dëshirën e tyre t’ia japin një pjesë të pushtetit Brukselit.

Streha e kryeministrisë dhe kryeministri artist

Postuar në 09 Korrik, 2015 05:28

Pasi ka përfunduar skicimin e kontureve të shtëpisë së tij të çuditshme në Surrel, kryeministri i është rikthyer Tiranës dhe Shqipërisë, pa marrë parasysh se ato janë shtëpia jonë e përbashkët dhe jo prona e tij private. Ndërhyrja e fundit që Edi Rama i bëri fasadës së godinës së kryeministrisë, është jo vetëm një akt i paligjshëm por edhe një shenjë e mospërfilljes totale ndaj të drejtës së qytetarëve mbi një pasuri të përbashkët.

Vërtet duan të ndërtojnë pallate shumëkatëshe në hyrje të parkut të Tiranës?

Postuar në 09 Korrik, 2015 05:25

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit u fituan qartazi nga mazhoranca. Dhe fitorja bëhet më domethënëse prej faktit që ajo erdhi pas zgjedhjeve më të mira që janë organizuar ndonjëherë këtyre anëve, s’ka gjë se do duhet edhe ca kohë që t’ia arrijmë ditës të bëjmë zgjedhje normale, si fjala vjen në Greqi, ku mjaftuan shtatë ditë, vetëm shtatë ditë, për të organizuar teknikisht në mënyrën më të suksesshme që mund të mendohet një referendum historik. Partia Demokratike që, me sa duket, po fiket tok me sundimtarin e saj marrok, tentoi të mbulonte diellin me shoshë, por mundimi u vajti dëm.

Një vizitë dhe një personalitet mbi të cilat duhet të reflektojmë

Postuar në 08 Korrik, 2015 12:12

Përtej marrëveshjeve aq fort të dëshiruara qeveritare në të mirë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë e përtej hamendjeve edhe më të guximshme për frytet gjeopolitike aq të nevojshme në rajon që do të sjellë vizita e Kancelares Merkel në Shqipëri, politikanët shqiptarë kanë rast të mendojnë e reflektojnë thellë përballë personalitetit të gruas më të fuqishme të botës e jo vetëm të pozicionit që ajo mban.

Referendumi, dalldia greke në sheshe dhe ajo shqiptare online

Postuar në 08 Korrik, 2015 06:23

Në kronikat e këtyre ditëve lidhur me çfarë ndodhi në Greqi, më shumë sesa për referendumin është folur për festën e organizuar në sheshin ‘Syntagma’ të Athinës, pasi u mor vesh se kish fituar “jo”-ja. Ajo festë ishte fryt i një sendërgjie të krijuar nga mass-media mbi një gjoja betejë për jetë a vdekje midis Davidit grek e Goliathit europian, e për rrjedhojë ishte edhe e kuptueshme, por në sytë e të shumtëve në Europë e në botë ajo ishte një festë absurde e surreale.

Një popull që do begati pa punë mbetet pa të dyja

Postuar në 07 Korrik, 2015 15:46

Të dielën Greqia u bë vendi i dytë në histori – Argjentina ishte vendi i parë – që realizoi tranzicionin nga vend i zhvlilluar në vend në zhvillim. Tani pyetja është se cili vend do ta ndjekë në këtë lloj tranzicioni.

Katrahura e një vendimi për lejet profesionale në fushën e hidrokarbureve

Postuar në 07 Korrik, 2015 13:19

Katrahura e Vendimit Nr. 551dt. 18.6.2015 “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË PROÇEDURAVE PËR PAJISJEN ME ÇERTIFIKATËN E LEJES PROFESIONALE PËR VEPRIMTARITË STUDIMORE-PROJEKTUESE DHE ZBATUESE PËR KËRKIMIN, PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN, DEPOZITIMIN DHE TREGTIMIN E LËNDËVE HIDROKARBURE”

 

Nevoja për një kod të ri moral dhe etik

Postuar në 07 Korrik, 2015 09:15

Emri i një vendthi apo toponimi nuk mund të mbetet përjetësisht në memorie përmes ngjarjeve më të bukura që ndodhin aty, por edhe me ngjarje që godasin fort e të bëhen të shënuara në rrjedhën e kohës për ndërgjegjen e qytetarëve të të gjithë vendit. E tillë ishte ngjarja e vrasjes në pritë të dy turistëve çekë në fshatin Prekal në Dukagjin. Ka rreth pesëmbëdhjetë vjet që emri i krahinës së Dukagjinit është kthyer në një makth për turistët çekë, pasi aty ka gjasa që u përsërit sërish një histori ende e pazbuluar e tre turistëve çekë që u deklaruan të humbur në vitin 2001.

Hipokrizia me vrasjen e dy çekëve

Postuar në 07 Korrik, 2015 04:54

Një ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve çekë, nga një bishe e maleve tona, një nga televizionet e mëdhej francezë, M6, po transmetonte një reportazh të gjatë për turizmin Shqiptar. Në pjesën kryesore të tij, emisioni ishte një publicitet me nota pozitive, që paraqiste pamjet frymëndalëse të rivierës sonë.

"97-ta" pa krisma

Postuar në 06 Korrik, 2015 03:22

Nuk është fjala për djegien e Shqipërisë; as për bandat e jugut, për zvarritje trupash në sheshe qytetesh, për tanke që gërryenin tokën e këtij vendi, për arratisje shqiptarësh… Nëse e ke vizatuar atë vit në memorie dhe ke bërë pjesë të saj gjithçka që i dha fytyrën e djallit atij viti të mallkuar, pra, nëse ke memorizuar edhe shkoqjen e PD, do të kuptosh lehtësisht se e tillë, një pirg rëre, rrënjëshkulur, kjo parti është kalcifikuar në relievin e të gjitha tablove politike të pas ’97. Prandaj edhe në tablonë politike të vitit 2013, të vitit 2015.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion