Opinion

Shqipëria ose tigri i munguar ballkanik

Postuar në 25 Korrik, 2015 05:20

Përse disa kombe dhe popuj kanë perspektiva më të qarta zhvillimi dhe disa duken të kapërthyer në tranzicione të përjetshme, apo akoma më keq zhyten në anarki? Përse disa janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Disa janë destinacione për emigrantë dhe të tjerë prodhojnë pa pushim refugjatë? Për Daron Acemoglu and James Robinson në librin “Përse Kombet Dështojnë”, diferenca mes atyre shteteve që prosperojnë dhe atyre që dështojnë ka të bëjë me strukturën dhe institucionet ekonomike dhe politike. Këto institucione nga ana tjetër krijojnë incentiva të ndryshme sjelljeje nga ana e popullsisë.

Basha, lider i butë në një organizatë të vështirë

Postuar në 24 Korrik, 2015 03:55

Çështja e ditës, veç vapës, është edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha: A do mund ta sjellë ndonjëherë ai në pushtet Partinë Demokratike?

Punë e vështirë! Organizatë e vështirë!

Institucioni i familjes po gërryhet

Postuar në 23 Korrik, 2015 10:55

Zmbrapsjet më të fundit nga idealet sociale konservatore – veçanërisht me martesën e seksit të njëjtë – i kanë çuar disa të sugjerojnë se vlerat tradicionale i përkasin tashmë së shkuarës. Vërtetë, disa konservatorë, në përshkrimin e Buchanan, janë në “një zmbrapsje të gjatë”, të braktisur për logot e ylberta sportive të Amerikës koorporative mainstream. Disa konservatorë socialë janë kaq të dëshpëruar saqë flasin për tërheqje nga sfera publike dhe mbylljen në shtëpitë e kishat e tyre, për të ringjallur “temperamentin e murgjërisë”, mbizotërues në Mesjetë.

Republika platonike e Ramës: profili i artistit mbret

Postuar në 22 Korrik, 2015 11:09

Këta artistët ose janë të mënçur shumë, ose janë të shkundur fare nga fiqiri.

Ku ka më shumë korrupsion, në Korenë e Veriut, apo në Shqipëri?

Postuar në 22 Korrik, 2015 06:16

Dje, në versionin online të së përditshmes britanike The Independent, duke iu referuar një lajmi të vjetër lidhur me indeksin e korrupsionit në botë për vitin 2014, flitnin edhe për korrupsionin në Korenë e Veriut.

Toma, Edi dhe banaliteti i së keqes

Postuar në 21 Korrik, 2015 07:31

Rrëfimi i plotë i Edi Ramës para prokurorëve për të zbardhur historinë e vrasjes së supozuar të Tom Doshit e ka ndryshuar radikalisht optikën për rolin e kryeministrit në këtë ngjarje. Kur Tomagate shpërtheu u krijua një ide fillestare se Rama ishte njeriu që përfitonte nga kjo histori. Me një gur ai dukej sikur kishte vrarë shumë zogj.

Shqipëria e lumtur me partinë-shtet

Postuar në 20 Korrik, 2015 07:52

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 21 qershorit u konfirmua një pandehmë e imja e vjetër që e përsëritja mes miqsh se shqiptarët janë në kërkim të një lideri që t’i çojë drejt shtetit unitar, sepse tradita jonë nuk e pranon qeverisjen demokratike, pluripartitizmin. Ka diçka në përbërjen tonë shpirtërore që na pengon të qeverisemi me alternativa të ndryshme politike.

A rrezikohet sistemi ynë bankar nga kriza në Greqi

Postuar në 20 Korrik, 2015 05:20

Shumë është diskutuar në media për rrezikun që mund të cenojë sistemin tonë bankar nga kriza që ka përfshirë shtetin fqinj, Greqinë. Në një kuptim më të përgjithshëm do të thoshim që, çdo krizë që ndodh, aq më tepër me vende me të cilat ke kontakte të shumta si biznesi, ashtu edhe shoqërore, ka ndikimin e vet negativ mbi vendet fqinje, apo sistemet bankare, aq më tepër që në Shqipëri operojnë tri banka greke. Banka Kombëtare e Greqisë, Banka Aplha dhe Tirana Bank.

Rama nuk është Xhorxh Uashington…

Postuar në 19 Korrik, 2015 10:30

Pasi Xhorxh Uashingtoni qeverisi për dy mandate si president i SHBA-së, asnjë rival nuk iu shfaq për të garuar në zgjedhje – rizgjedhja e tij ishte e padiskutueshme, falë popullaritetit të jashtëzakonshëm që gëzonte. Dhe ç’bëri Uashingtoni? U tërhoq fare nga politika… “Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,” u tha ai bashkëpunëtorëve të tij që e nxisnin për të rikandiduar për herë të tretë.

Myftiu i Shkodrës dhe Enver Hoxha

Postuar në 19 Korrik, 2015 07:20

Gjatë festimeve të Fitër Bajramit, mediave u ra në sy si ngjarje që përbënte lajm, sjellja e myftiut të Shkodrës. Ai pati ndërprerë predikimin në çastin kur qenë dëgjuar të binin kambanat e Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë.

Mediat në faqet e para i dhanë vëmendje edhe iftarit të shtruar në selinë qeveritare prej Kryeministrit, por pa i kushtuar rëndësi faktit që ky është një i krishterë.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion