Naked City
Bobbi Kristina është gjysmë e vdekur, familjarët ja punojnë pas shpine
Kjo mund të jetë një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë një familje, të shoh gjysmë të vdekur një vajzë që është rreth të 20-ave të saj. Por jo të gjithë solidarizohen për t`i qëndruar pranë, ka disa që i intereson paraja, dhe shkelin mbi gjithcka që gjejnë.
Në këtë rast një familjare e Bobbi Kristina Brown, ka shkrepur një foto të vajzës që ‘është me një këmbë në varr’, dhe po përpiqet që ta shes nëpër media, jo vetëm duke fituar para por duke bërë dhe 10 minuta fame. Shumë redaksi e kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja përse ende nuk është publikuar./E.B
Miranda Kerr nuk heq dorë nga miliarderët, tani me një më të vogël përkrahë. (FOTO)
Kanë kaluar dy vite që nga ndarja e saj dhe e Orlando Bloom, dhe gjatë kësaj kohe Miranda Kerr ka patur kohë të mjaftueshme të qartësojë mendimet se tek cilët meshkuj do të fokusohet, dhe duket se ka zgjedhur miliarderët.
Pas James Parker që tani është në krahët e Mariah Carey, mësohet se Miranda Kerr 32-vjec del me themeluesin e Snapchat, që është vetëm 25-vjec Evan Spiegel./E.B
Matt Damon nuk njihet me flokë të gjata. (FOTO)
Aktori i njohur Matt Damon, ka rritur flokët por fansat nuk e kanë pranuar me ‘krahëhapur’ këtë ndryshim.
Në bazë të komenteve, disa drejtojnë edhe pyetjen ‘Kush është ky?’. Te tjerë nuk e kanë pëlqyer, dhe shkruajnë se i janë dashur disa minuta që të ambjentohen me pamjen e re.?E.B
Rihanna mund të gjithë dhe hyn në histori
Është shpallur zyrtarisht këngëtarja më e suksesshme dhe e para në histori që ka arritur 100 milionë njësi të çertifikuara, pra flasim për shitjen e këngëve online.
Rihanna ka arritur që të mund rreperët si Eminem dhe Lil Wayne, por edhe koleget, Katy Perry dhe Lady Gaga. Natyrisht që një lajm i tillë do të emociononte këdo, dhe 27-vjecarja nuk humbi rastin të falenderojë fansat në rrjetet sociale./E.B
Kim Kardashian: Vëllai im është në depresion, konsumon mariuanë dhe ….. (DETAJE MBI GJENDJEN MENDORE TË ROBERT)
Kim Kardashian ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Rolling Stone’ ku ka folur dhe për vëllain e vogël Robert.
Që ai është në depresion tashmë kjo nuk është më një e fshehtë por Kim shton:’Mendoj që Robert konsumon mariuanë, birrë dhe luan video-lojra të gjithë ditën. Ai nuk ndihet komod duke qenë pjesë e reality show-t të familjes, që nga momenti që shtoi aq shumë në peshë. Eshte ne depresion dhe nuk pranon ndihme’/E.B
Mariah Carey rrëzohet i dashuri i ri, sheh spektakël dhe nuk lëviz nga vendi (FOTO)
Mariah Carey, ende vazhdon pushimet me të dashurin miliarder James Parker dhe dy fëmijët në Spanjë, por gjatë paradites u bë pjesë e një surprize aspak të këndshme.Teksa po zbriste shkallën, natyrisht me ndihmën e rojes së sigurisë, ajo është rrëzuar. I pranishëm ka qenë edhe James, i cili po shihte skenën nga jahti ku ishte rehatuar, dhe as që levizi nga vendi.
Qëndroi ulur, dhe e priti qetësisht. Vallë ky është kujdesi për të cilin ajo ka nevojë pas divorcit nga Nick Cannon?/E.B
Miley Cyrus për herë të parë, kapet mat duke puthur fshehurazi të dashurën modele (FOTO)
Ishte përfolur prej kohësh lidhja e tyre, madje në një intervistë Miley shpjegoi se orientimi i saj seksual nuk përfshinte vetëm meshkujt por edhe femrat. Por për herë të parë këngëtarja dhe Stela Maxwell janë parë duke ndarë një puthje bashkë, e na lënë të kuptojmë se kanë dashur ta mbajnë të fshehtë këtë moment.
Duke menduar se askush nuk ndodhej në ate parking vajzat përfituan nga rasti t`i tregojnë ate që ndjejnë njëra tjetrës./E.B
25 struktura të njohura në prag të shkatërrimit
Burimi: CNN
Aksidentohet rënde Adelina Tahiri, mësohet gjendja shëndetësore
Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri ka pësuar një aksident automobilistik dhe gjendja shëndetësore është e rëndë. Ky lajm është bërë publik në faqen e saj zyrtare në Facebook, nëpërmjet administratorëve.
Momentalisht Adelina ndodhet në spital, le të shpresojmë që të jetë jashtë rrezikut për jetën./E.B
Xhensila Myrtezaj: Ja si u dashurova me Besin
Dashuria mes tyre ka nisur shumë vite më parë, tashmë kanë hedhur hapa më serioz. Por në një intervistë që ka dhënë së fundmi në media, Xhensila e ëmbël tregon se si u dashurua me Besin, ose ndryshe Gjinin ‘katunarin e prapambetur’.
Kur u pyet se cfarë e bëri më shumë për vete tek Besi, ajo përgjigjet:‘Çiltërsia dhe sinqeriteti. Janë të rralë personat që kanë këto të dyja njëkohësisht.’