Lajme

Banorët nxjerrin listat e pashlyera të 2015 (Video)

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 20:19

Qeveria po menaxhon situatën e vështirë nga moti i keq, duke gjetur çdo vit arsye për mosparandalimin e pasojave. Këtë vit pati në dukje një reagim më të organizuar pasi reshjet u parlajmëruan ditë më parë, por gjithsesi natyra e bëri të vetën, duke përmbytur sërish qindra banesa.

Tentativa nga Shoqata Kombëtare e Armëve për një takim Trump-Putin

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 17:35

Një operativ konservator  thuhet se ka punuar për të ngritur një "takim pas kuintave" mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë fushatës presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe për këtë ishte  planifikuar të shfrytëzohej një konventë e Shoqatës Kombëtare të Armëve.

Greqia hap tenderin për naftë në Jon

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 16:40

Kriteret ekonomike dhe elementet mjedisorë do të merren parasysh për vlerësimin e ofertave që lidhen me eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe  në Kretë. Sipas njoftimit të publikuara dje në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian ofertatto do të hapen pas interesit të shprehur nga: The Oil & Gas Energean për zonën e detit në detin Jon dhe konsorciumit Total - ExxonMobil - Greek Petroleum për zonën e Kretës.

"Si grek u ndjeva në siklet kur më kontrolluan pasaportën në aeroport"

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 14:47

E mbani mend atë fotolajmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama kontrollohej në një aeroport të Holandës? Duket se ky është një standard i dedikuar për ballkanasit, vipa apo jo vipa qofshin. Këto ditë i ka rënë për hise kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis që të kontrollohet në aeroportet gjermane, më konkretisht në atë të Frankfurtit. 

“Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aerportit të Frankfurtit dhe prita 20 minuta  që të më kontrollonin pasaportën”, tha Mitsotakis gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.

6 milonë emigrantë të tjerë pritet të mësyjnë Europën

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 11:23

Në Europë pritet të mësyjnë edhe 6 milionë emigrantë. Të paktën kështu raporton gazeta gjermane “Bild” që referon një raport të klasifikuar të qeverisë gjermane.

Kotzias vjen në Tiranë për dosjen e Kretës

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 10:41

Bisedimet e lëna pezull në Kretë mes ministrave Bushati e Kotzias do vijojnë në Janar në Tiranë.  Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati tha në një intervistë për VOA se diskutimet do të vijojnë në raundin e dytë në pikën ku janë lënë. 

“Ne kemi shtruar të gjitha çështjet që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Besoj se jemi në një rrugë më të mirë seç kemi qenë. Do të ketë një raund tjetër në janar, këtë herë në Shqipëri, ku ne do të vazhdojmë mbi ato diskutime që kemi bërë, sidomos gjatë takimit të fundit në Kretë” – tha Bushati.

Të kërkosh shpëtim te Xhelali

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 10:34

Atë që deri dje e konsideronin politikë të stekës së ulët, socialistët tashmë po e përdorin në funksion të imazhit të tyre në një situatë ku baltosja nga permbytjet duket se mbart përgjegjësi penale për segmente të strukturave shtetërore dhe projekte që kanë qenë edhe publikisht nën kujdesin e kryeministrit. 

SHBA tërhiqet nga Pakti Global për Emigracionin

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 10:00

Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Pakti i OKB-së për menaxhimin e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve, pasi ai beson se ky Pakt është "i papajtueshëm" me politikën e tij të emigracionit.

"Misioni i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin pjesëmarrjen  në Paktin Global për Imigracionin, i njohur ndryshe si Deklarata e New Yorkut"- bëri të ditur delegacioni i SHBA në OKB.

Telaviv/Marshimi i Turpit kundër Netanyahut

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 22:26

Protestuesit kanë dalë në shesh në Izrael për të protestuar kundër një ligji që detyron policinë që të mos publikojë rekomandimin e saj për formulimin e akuzës pas përfundimit të një hetimi. Aktualisht në hetim është edhe kryeministri Netanyahu. 

Partia Komuniste e Kinës, korporatë mbi të gjitha korporatat

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 22:06

Ja një lajm “allosoj” nga Kina. Revista “Diplomat” shkruante dje në një përmbledhje të vetën, për një situatë të pazakontë ku janë vendosur kompanitë e huaja që operojnë në Kinë. Sipas tyre, Partia Komuniste po kërkon të perfshijë njerëz të vet në strukturat menaxhuese të tyre, diçka që është e papranueshme. Kompainitë e huaja kanë ngritur zërin, madje në muajin korrik të këtij viti, ato u mblohën për të diskutuar situatën e krijuar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme