Lajme
Akrobacitë me ligjin e pronës, qeveria ndryshon formulën
Pas kërkesës së bërë nga Këshilli i Evropës për të përditësuar aktet nënligjore, në fuqi në Republikën e Shqipërisë, lidhur me kompensimin e ish-pronarëve, deri në fund të dhjetorit 2017, dje Këshilli i Ministrave ka miratuar, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, dy Vendime, që mendohet se pasqyrojnë ndryshimet e bëra nga ligji i ri i trajtimit të pronës.
Reformë që nisi me shkelje. Ku ndodhet dispozita për prokurorin e përkohshëm?
Debati për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm dhe bazën kushtetuese të aktit të fundit të Parlamentit shqiptar do të mbetet argument dhe do të shoqërojë legjitimitetin e veprimeve të Arta Markut.
Izraeli kërkon të futet në projektet e ushtrisë
Zyra për shtyp e ambasadës së Izraelit në Tiranë ka përcjellë informacion mbi një takim të ambasadorit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Njoftimi nuk jep shumë detaje, por thekson se përveç marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për “projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes”. Edhe pse një njoftim me përmbajtje të rezervuar, takimi vjen pak ditë pas Konferencës së Vendeve Islamike që u mbajt në Turqi, ku Shqipëria u përfaqësua me nivel ambasadori dhe ku u vendos njohja e Jeruzalemit Lindor si kryeqytet i Palestinës.
Cavusoglu: Ishujt e Egjeut, çështje e hapur me Greqinë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar në Parlament se ishujt e Egjeut janë çështje e hapur me Greqisë. Ai ka debatuar për këtë me opozitën duke zbuluar se në Ministrinë e Mbrojtjes është krijuar një ekip i posaçëm.
Lufta Iran-Arabi Saudite e animuar në video
Një video e animuar që paraqet një luftë imagjinare mes Arabisë Saudite dhe Iranit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Sipas Haaretz, video me titull « The Saudi Strike Force » është krijuar nga të rinjtë sauditë në sfondin e tensioneve mes dy forcave të mëdha që mishërojnë përplasjen me sunnitëve dhe shiite-vë në botën islame. Video hapet me një frazë të Princit saudit Mohammed bin Salman, sipas të cilit qëllimi kryesor i Iranit është "Kimpla '(drejtimi në të cilin muslimanët luten teksa shkojnë në Qabe në Mekë).
Arabia Saudite "fiton" luftën me Iranin...në video-animacion
Një videoanimacion i shpërndarë në rrjetet sociale së fundmi paraqte forcat saudite që shkatërrojnë ato iraniane. Mediat e rajonit raportojnë se video është përhapur në rrjetet sociale, ndërkohë që duhet thënë se sauditët kanë dështuar në përballjet me iranianët në Siri, Liban dhe në Jemen.
Jeruzalemi/SHBA shtrëngon darën: Do të vëzhgojmë çdo votë
Vota shqiptare në OKB rreth propozimit të SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, do të ketë pasoja direkte në marrëdhëniet mes të dyja vendeve. Të paktën ky përfundim del nga një letër që ambasadorja e SHBA-së në këtë organizatë, Nikki Haley u ka dërguar delegacioneve të vendeve të ndryshme, përfshirë ato europiane, në të cilën diplomatja e shpreh qartë se çfarë do të thotë një “Jo” ndaj propozimit të Donald Trump.
Ditmiri, sufleri i Nikos në Athinë
Sot ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim për televizionin e tij të preferuar – Top-Channel – përmes të cilës ka “sqaruar” me pak fjalë se çfarë është arritur në takimin e Kretës. Bushati është përqendruar në cështjen e ligjit të luftës, të varrezave për ushtarët e rënë grekë gjatë LIIB dhe për marrëveshjen e detit.
Ministri Bushati, në vijim të kapacitetit të tij mediatik për të mos qenë asnjëherë lajm, ka sqaruar hapat procedurialë, por pa patur kurajon të zbulojë diçka më shumë se kaq për publikun shqiptar.
Administratës do i kontrollohen faturat e ujit (Vendimi)
Adminsitrata do të hyjë edhe në vettingun e faturave të ujit. Pas reformës në sektorin e energjisë elektrike, qeveria është duke ndjekur të njëjtin skenar për të formalizuar edhe atë të ujit të pijshëm.
Vendimi i datës 13 dhjetor, urdhëron të gjithë ministritë që brenda datës 15 të çdo muaji, të verifikojnë nëse faturat e ujit janë paguar rregullisht apo jo. Këtë herë vendimi nuk përcakton penalizimet që do të merren ndaj adminsitratës, por masat për moszabtimin e tij, lihen në dorë të titullarit të institucionit.
Thellohet hendeku i PD-së me ambasadën amerikane
Partia Demokratike informoi këtë të mërkurë mbi një takim të kryetarit të saj Basha me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Deklarata nuk lë vend për hamendësime, të paktën sa i takon qëndrimeve që do të mbajë PD në vijim. Hendeku mes palëve duket se është zmadhuar sidomos pas qëndrimeve që ambasada amerikane mbajti pas seancës së tensionuar për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohëshme. Në deklaratë shprehen hapur rezervat për ambasadorin LU, që sipas Partisë Demokratike nuk u shërben as interesave të shqiptarëve dhe as të qeverisë amerikane.
