Lajme
PD: 3 kulla shkelin njollën e Teatrit (Harta)
Partia Demokratike ka publikuar sot njollën hipotekore, mbi të cilën shtrihet Teatri Kombëtar dhe zonën ku parashikohet të ndërtohen kullat e kompanisë Fusha sh.p.k. Përkundër pretendimeve të qeverisë dhe bashkisë se në projektligjin për Teatrin është marrë parasysh kërkesa e artistëve për të mos u prekull trualli, deputetja Albana Vokshi tha se vërtetimi hipotekor dhe projekti tregon të kundërtën.
“Pse nuk ikën nga BE?”
Në një takim të mbajtur në muajin prill në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi homologut të tij francez Emmanuelle Makron të tërhiqet nga Bashkimi Evropian dhe të firmosë një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. "Pse nuk ikën nga BE?", mësohet t’i ketë thënë Trump presidentit Makro, i cili u zgjodh në krye të Elizesë e me një program të qartë pro-evropian.
Provokimet që provojnë nervozizmin e pushtetit (Video)
Restistenca e një pjese të aktorëve dhe regjisorëve që janë të grupuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, të cilët vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të Kullave nga kompania “Fusha shpk” nuk po përtypet mirë nga qeveria pavarësisht përpjekjeve për të shitur një kompromis mes artistëve dhe Erion Veliajt.
Punë ka, por ‘ska profesionistë! (Video)
Ritmet e ulëta të zhvillimit apo shifrat e papunësisë, kryeministri i ka shpjeguar gjithmonë me bindjen e tij empirike se punë ka, por s’ka profesionistë. Deri diku e vërtetë, por kjo nuk përjashton as vetë shpikësin e këtij sllogani të hyjë brenda këtij kostumi. Nën drejtimin e tij, Shqipëria ka humbur disa raunde të hapjes së negociatave. Edhe në këtë rast analizat janë të tepërta. Vetë kryeministri na tha se ka 12 muaj punë përpara pa na premtuar vezën e kuqe. Ai dhe qeveria e tij mesa duket nuk e kanë bërë punën që duhej për hapjen e negociatave.
Holanda flet hapur, zbardh kushtin për negociatat
Vendi më skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Holanda është faktori që po flet më hapur se çfarë duhet të bëjë qeveria për të përfituar dritën jeshile nga Bashkimi Europian. Nuk lidhet as me esadistë dhe as me dallgë siç përpiqet ta justifikojë kryeministri, por me detyra të qarta që duhen përmbushur. Ndëshkim zyrtarëve të nivelit të lartë dhe një reformë në drejtësi jo për sy e faqe.
Një Parlament që noterizon kontratat e Erion Veliajt
Miratimi nga qeveria shqiptare i projektligjit për Teatrin Kombëtar, zyrtarisht i quajtur: “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” ka evidentuar edhe ndryshime në tekstin e draftit, krahasuar me variantin e parë.
Deputeti i Syriza-s: Shqipëria të respektojë marrëveshjen e 2009 për 12 miljet detare
Marrëveshja për detin që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbërthyer nga një turbullirë pretendimesh që vijnë si nga mungesa e transparencës së qeverisë për bisedimet që po zhvillohen, por edhe nga aktorët që janë aktivë në denoncimin e këtij pakti me argumentin se po i falet det Greqisë.
Përplasja në Mesdheun Lindor, SHBA tërhiqen nga Siria
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe të thellojnë dialogun mes dy qeverive. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA në Athinë, Geoffry Pyatt duke prezantuar një raport mbi situatën në Mesdheun Lindor.
Greqia, shtoi ai, është një shtyllë e stabilitetit rajonal dhe për ta forcuar Shtetet e Bashkuara inkurajojnë marrëdhëniet trepalëshe që Athina po zhvillon me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin.
Kiço mos qaj se do bëhet teatri i ri!
Protesta e artistëve - atyre që kanë mbetur - ka deklaruar se do të nisë nënshkrimi i një peticioni për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar, duke pranuar si opsion vetëm ruajtjen dhe restaurimin e godinës ekzistuese. Në protestë kanë munguar marrëveshëtarët me kryebashkiakun, fakt që është pranuar edhe nga artistët në protestën e sotme. Në një gjest ironik, aktori Gent Zenelaj, i është drejtuar regjizorit Kiço LOndo që e ndjek prej ditësh protestën nga dritarja e teatrit të vet, me thirrjen: Kiço, mos qaj! Se do bëjmë teatër të ri! (minuta 12:20).
Ka ndonjë detyrim për ndjesë Ministrja e Kulturës për lajmin e rremë të firmës së Manit?
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehur gëzim dje në Facebook - mediumi ku ajo preferon të flasë e ku siç mund të shihet nuk e begenis shumë njeri - për firmën e 65 artistëve, me një status që e niste me emrin e Pirro Manit. Por sot, kur z. Mani, ka përgënjeshtruar këtë fakt, znj. Kumbaro ndoshta duhet të kërkojë një ndjesë, sepse ndoshta pa ditur dhe padashur u bë pjesë e një lajmi të rremë.
