Lajme
Ndalimi i importit të makinave, kush gënjen: Kryeministri apo Ministria e Mjedisit?
Sot kryeministri Edi Rama ka marrë përsirpër të mbrojë edhe vendimin për ndalimin importit të nakinave që janë prodhuar para vitit 2009. Përmes një materiali video, Rama thotë se vendimi niset nga motivet për të luftuar ndotjen. Dhe për këtë jep disa shifra ku bie në sy shifra se 80% e makinave janë Euro 3. Makinat Euro 3 quhen makinat që janë prodhim i vitit 2000, pra që kanë më shumë sesa 15 vjet që janë prodhuar.
Skurtim drastik fondesh për Emergjencat Civile
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar situata të vështira si pasojë e përmbytjeve nga reshjet. Bastit edhe për këtë vit nuk i dihet, megjithatë qeveria nuk është se i ka kushtuar ndonjë vëmendje të veçantë riskut që shumë zona të fundosen sërish nën ujë.
Në një pasqyrim që i ka bërë ndarjes së findeve për vitin që vjen “shqiptarja. com” shkruan se është i pashpjegueshëm një pakësim fondesh në masën 36.4 për qind në sektorin e Emergjencave Civile, dejtori që mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes, e cila do ketë një rritje me 6.1 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Një Europë pa Merkel
Për shumë analistë në Bruksel tërheqja graduale e Angela Merkel nga skena politike nuk vjen si rrufe në qiell të hapur. Samiti i dështuar i BE-së mbi krizën e refugjatëve, politiko parashikoi fundin e afërt të kancelares.DW shkruan se në shumë vende evropiane, veçanërisht në Poloni, Hungari dhe Itali nuk do të jetë askush i keqardhur që Merkel do të braktisë në Kancelarinë.
Kryeministri përgënjeshtron analistët e vet: Fatmir Xhafa u shkarkua
Afera “Babale” çoi në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Duket se qeveria shqiptare, më saktë kryeministri Edi Rama ka pranuar të sqarojë diçka për ikjen e ministrit nga detyra, ikje që mbeti enigmë në arsyet e veta. I ftuar në emisionin “Open”, gazetari Baton Haxhiu, i afërt me z. Rama, në mos këshilltar i tij, ka deklaruar se Xhafa iku në respekt të opinionit publik.
Kazani kthehet me bythë përpjetë
Në emisionin “Të Paekspozuarit” është publikuar sot një dokument me kokë “Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë” në Tiranë, në të cilin paraqitet transkripti i një bisede mes dy personave, posedues të numrave: 0698967765 dhe 0692099300. Mbajtësi i numrit të parë i drejtohet bashkëbiseduesit me emrin “Gjushi”, kurse i dyti të parit me emrin “Niçe”.
Propozimi i M. së Mjedisit: Automjetet, dy herë në vit kontroll teknik
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit po diskutohet një tjetër vendim i rëndësishëm që ka lidhje me qarkullimin e automjeteve. Në një intervistë për Televizionin Tema, drejtori pranë Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, u shpreh se kontrolli teknik i automjeteve mund të bëhet më shumë se një herë në vit
Telefonatë “dashurie” me Athinën
Mbrojtja e marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë duhet të jetë në krye të prioriteteve të Athinës dhe Tiranës, pas fërkimeve që u krijuan me vdekjen e 35-vjeçarit homogjene Kostandin Kacifas. Kathimerini shkruan për këtë ranë dakord në një bisedë telefonike që kishin të mërkurën, zv/ministri i Jashtëm, George Katrougalos dhe ministri ti Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.
Misteret e një të papranueshmi!
Fatmir Xhafa ka luajtur sa me misterin aq edhe me nënkuptimet që pas dorëheqjes. Fillimisht me heshtje dhe më vonë me mesazhe sa andej këndej pa i shpjeguar publikut pse braktisi detyrën e ministrit të Brendshëm, pa dhënë arsye.. DW shkruan sot se Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar, një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.
Kryeministri ngatërroi vendin e vet me Albanian-n e Kaukazit
Një ditë më parë kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale një foto 3 D, të cilën e prezantoi si projektin që qeveria ka për transformimin e aeroportit të Kukësit pa dhënë më shumë detaje, por duke u mjaftuar me figuracionet e facebook.
“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”- shkruan Rama edhe pse nuk ka sqaruar se kush është kompania që e ka bërë projektin.

FT: Nga "Lenini i Egjeut" në beniaminin e BE-së
Financial Times u kërkon britanikëve që për çështjen e BREXIT të marrin "mësime" nga lufta e gjatë dhe e dhimbshme e Greqisë për të dalë nga kriza.
Në artikullin e tij, gazetari Tony Barber përshkruan presionet që kanë pësuar ekonomia greke dhe sistemi politik, ndërsa nënvizon braktisjen e PASOK nga votuesit dhe transferimin e tyre tek SYRIZA.
