Lajme

A do t’i hiqet viza amerikane Damian Gjiknurit?

Postuar në 05 Gusht, 2019 18:16

Shpallja “non grata” e Vangjush Dakos nga Departamenti i Shtetit la shije të hidhur majtas e aq më tepër në rrethin e ngushtë të kryeministrit, pjesë e të cilit ishte edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit.

Në vitet e lavdisë së tij, Dako e shfrytëzoi faktin që ishte në një farë mënyre një nga maxhordomët e kryeministrit, duke trashur zërin edhe në asamblenë e Partisë Socialiste.

Galeria e thiatros qeveritare!

Postuar në 05 Gusht, 2019 17:41

Prej disa ditesh kryeministri poston ne faqen personale në facebook portrete aktoresh që ashtu si qeveria duan t'i vihet rruspa Teatrit Kombëtar.

Radha në galerinë e oportunistëve që po zënë vend në vitrinën e Rilindjes është e Bujar Asqeriut. Ai ishtë ndër personazhet që fillimisht kundërshtuan shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave, po diçka ndodhi dhe Bujari me shokë ndërruan rrugës.

Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon

Postuar në 05 Gusht, 2019 17:27

Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe  Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.

Edhe Ura Vajgurore shpallet destinacion turistik!

Postuar në 05 Gusht, 2019 15:27

Agjencia Telegrafike Shqiptare jep një lajm që të bën optimist se pushteti në këtë vend ecën me parimin e punës edhe në periferi. Bashkia e Urës Vajgurore ka nisur punimet për realizimin e fazës së dytë të rikualifikimit të sheshit në qendër të qytetit, njoftoi kryetarja e kësaj bashkie, Juliana Memaj, e cila shtoi se sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me pedonalen.

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Postuar në 05 Gusht, 2019 13:11

Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

73 vjet më parë, ekzekutimi At Aleksandër Lipes

Postuar në 05 Gusht, 2019 13:01

 

KPP i hap rrugë ndërtimit të Rrugës Kardhiq – Delvinë. Rrëzohet vendimi i Autoritetit Kontraktor

Postuar në 05 Gusht, 2019 11:39

Me vendimin Nr.510/2019 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur më në fund fatin e Rrugës Kardhiq - Delvinë, Loti 7, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve të kryesuar nga Cobial sh.p.k.. KPP ka shfuqizuar zgjedhjen e bërë nga Autoriteti Kontraktor, zgjedhje e cila ishte 5 miliardë lekë të vjetra më e shtrenjtë. 

Pompeo viziton Athinën në vjeshtë

Postuar në 05 Gusht, 2019 10:14

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të vizitojë Athinën gjatë vjeshtës. Nga qeveria greke kjo vizitë po shqyrtohet me shumë kujdes në mënyrë që mesazhi që do të dërgohet në të gjitha drejtimet të jetë i fortë dhe efektiv.

Sipas mediave të vendit fqinj mesazhi që diplomacia greke dëshiron të dërgojë është një linjë e qartë komunikimi Greqi-Sh.B.A sa herë që Erdogan vë në dyshim integritetin e vendit.

Shkruante vetëm kundër Salvinit, Panorama shkarkon kolumnistin e njohur Giampaolo Pansa

Postuar në 05 Gusht, 2019 03:34

Shkruante shumë për Matteo Salvinin, ministrin e Brendshëm të Italisë dhe e pushuan. Fjala është Giampaolo Pansa, autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.

Lëmosha që po shitet si përpjekje për marrëveshje

Postuar në 04 Gusht, 2019 23:30

Fatmir Mediu, një lloj politikani të cilit i pëlqen të luajë si eminencë e së djathtës zyrtare, deklaronte sot për Top-Channel, ekskluzivisht madje, se opozita duhet të ulet në tryezë me Edi Ramën. Mediu ka zbuluar se OSBE-ODIHR ka “pasur interes për të facilituar një takim ndërmjet paleve, por palët më parë duhet të binin dakort paraprakisht. Se nuk besoj se do vijë dikush për të ardhur për të shpenzuar kohë kot apo për tu refuzuar. Kemi shkuar me Bashën në Luksemburg dhe si opozitë në Vjenë dhe kemi takuar z. Greminger, i cili ka pasur një kërkesë zyrtare edhe nga z.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme