Lajme
Presidenti ngre akuza penale për kontratën koncesionare të rrugës Milot - Balldren
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin për miratimin e kontratës konçesionare për rrugën Milot-Balldren. Përmes në njoftimi në faqen e vet online, kreu i shtetit jep arsyet e këtij vendimi që sipas tij lidhen me një seri procedurash antikushtetuese. Në përfundimet e veta Meta ka konstatuar se:
Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare bashkëlidhur janë propozuar, hartuar, nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës;
Erdogan: Aneksimi i Krimesë është ilegjitim
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar pas një takimi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky se ankesimi i Krimesë nga Rusia është ilegjitim.
Vijimi dhe ruajtja e turqve në Krime, mëmëdheun e tyre historik, mbrojtja e identitetit dhe kulturës së tyre, ruajta e të drejtave dhe lirive bazë janë prioritete të Turqisë
tha ndër të tjera Erdogan.
Haradinaj: S’kam kërcënuar dhe vrarë dëshmitarë
Kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ndër të tjera ka treguar për marrjen në pyetje nga Dhomat e Posaçme në Hagë, dorëheqjen, proceset politike në vend dhe rrugëtimin në Gjykatat ndërkombëtare në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.
FAZ: Zoti Kryeministër, në korrik kur u ftuat si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme për Krime të Luftës në Kosovë, ju refuzuat të jepni deklaratë. Për këtë shkak as këtu s’do të tregoni se çfarë akuzash u janë bërë atje?
E duan më shumë se në 2016
Donald Trump si president aktual, por edhe si pretendent për një mandat të dytë, ngjan sikur nuk interesohet për zgjerimin e bazës së tij elektorale. Sidoqoftë çuditërisht, ai duket se ka fituar mbështetjen e më shumë votuesve, pasi përqindja e amerikanëve që thonë se kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij është rritur ndjeshëm që nga zgjedhjet e vitit 2016.
"Zero sheqer, zero paragjykime". Reklama për homoseksualët që ka trazuar Hungarinë
Një reklamë e Coca Cola-s me rastin e një festivali muzikor që promovon homoseksualizmin ka ngjallur reagime brenda partisë konservatore të Victor Orban, e cila po u bën thirrje mbështetësve të saj në Hungari ë bojkotojnë produktet e kompaninë.
Ministri i ri i Jashtëm ka cenuar besueshmërinë e Shqipërisë. Kritika e parë publike për eksperimentin “Cakaj”
Kritikat për mënyrën sesi qeveriset në Shqipëri dhe sesi ushtrohet pushteti politik vijnë së fundmi edhe nga ShBA. Përtej faktit se kriza politike dhe korrupsioni artikulohen si pjesë e pushtetit, kësaj radhe në vëmendje vjen besueshmëria e Shqipërisë për partnerët e vet dhe në raport me angazhimet që ka marrë.
Akuza: Akademia e Shkencave po rehabiliton bashkëpunëtorët e fashizmit me tezat e Romeo Gurakuqit
Gazeta “Dita” publikon sot një letër të hapur të historianit Paskal Milo që ngre shqetësime të vetat për një konferencë të paralajmëruar nga Akademia e Shkencave për Luftën NacionalÇlirimtare. Në ditët e mëparëshme gazeta në fjalë ka shkruar për këtë konferencë duke akuzuar përmes prononcimeve të vetranëve të ndryshëm, se ajo po mohon luftën, se ngjan si e përgatitur në kuzhinat e Gestapos dhe se po përpiqet të mohojë Luftën për ta zëvendësuar atë me konceptin e Rezistencës Antifashiste.
Luksemburgu, vendi i parë i BE-së që mund të legalizojë kanabisin
Luksemburgu mund të jetë vendi i parë i Bashkimit Europian që do të legalizojë tërësisht kanabisin.
Paso doble me konçesionet
Një propozim i Arben Ahmetajt që shtyu nga 1 korriku në 1 Nëntor hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për ofertat e pakërkuara është konsideruar nga Ilir Meta si hapësirën për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste me konçesionet. Kreu i shtetit ktheu në kuvend Ligjin e miratuar në seancën e 18 Korrikut, duke kërkon rishikimin e neneve 17 dhe 18 të Ligjit tëri për Partneritetit Publik
Sipas tij këto dy nene kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi krijojnë hapësirën për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.
Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe konservohet
Në një intervistë për gazetën “Panorama” Emin Riza, specialist i vjetër i monumenteve thotë se Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe se ai nuk duhet prishur.