Lajme
A po shkon drejt Gjykatës edhe pronësia e Digitalbit?
Tre nga biznesmenët kryesorë në Shqipëri janë bërë zyrtarisht aksionerë në një prej kompanive më të mëdha që operojnë në fushën e komunikimit dhe medias. Në datën 31 dhjetor 2019, Qendra Kombëtare e Biznesit ka publikuar transferimin e aksioneve të disa prej aksionerëve të Digit-Alb drejt Samir Manes, Alba Ginës(bashkëshorte e Aleksandër Frangaj) dhe Agim Zeqo.
Parlamenti iraken miraton rezolutën për dëbimin e personelit ushtarak amerikan
Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për dëbimin e personelit ushtarak amerikan pas goditjes ajrore që solli vdekjen e gjeneralit iranian Soleimani.
Irani: Hakmarrja jonë mbi objektiva ushtarake. SHBA të mos e vazhdojë më tej ciklin e luftës
Teherani zyrtar deklaron se do të hakmerret për vrasjen e kreut të forcave special Quds, gjeneralit Qasem Soleimani, por ka saktësuar se objektivat e goditjes do të jenë ushtarake. Në një intervistë për CNN, këshilltari ushtarak i Ajatollah Khamenei, gjenerali Hossein Dehqan, tha se kundërpërgjigja është imponuar nga SHBA.
Fotolajm/Iranianët derdhen shesheve për të përcjellë Soleimanin
Video/Protesta kundër luftës në SHBA
Praktika e munguar e informimit mbi politikën e jashtme
Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka planifikuar një takim raportues me liderët partiakë pas kthimit të tij nga Uashingtoni. Sipas këtyre mediave takimi ka për synim diskutimin me drejtuesit e spektrit politik të zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme që e kanë vënë Greqinë në kurs të pashmangshëm përplasjeje me Turqinë e Erdoganit.
Takimet e shqiptarëve për të mirën e shqiptarëve
Pasi e refuzoi tri herë me radhë ftesën e presidentit Hashim Thaçi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur ta caktojë vetë datën për takimin në të cilin do të flitet për mandatarin e qeverisë së ardhshme. 6 janari i propozuar nga Vetëvendosja, duket të jetë në rregull edhe për presidentin, pasi i njëjti përmes një shkrese zyrtare i është përgjigjur pozitivisht ofertës për takim. Takimet mes të dyve nuk janë të shpeshta e as të zakonshme. Të njëjtit prej vitesh kanë hedhur akuza prej më të ndryshmeve kundrejt njëri-tjetrit.
Spekullime mbi një flamur të kuq në Iran
Tabloidë të ndryshëm në Perëndim i kanë lënë vend ngritjes së flamurit të kuq në xhaminë Xhamarkaran në qytetin Qom në Iran. Sipas një interpretimi ky flamur ku shkruhet “Për ata që duan të hakmerren për Huseinin” nënkupton vajtimin për gjakun e derdhur padrejtësisht dhe bën apel për hakmarrje ndaj martirit të vrarë.
Nuk ka një version bindës për këtë gjë, por pamjet tregojnë në fakt vendosjen e një flamuri që nuk është flamuri shtetëror iranian që sipas mediave të ndryshme perëndimore është përcjellë nga televizioni shtetëror iranian.
Libia ia merr edhe Shqipërisë si shtet patatinash
Disa media të njohura kanë publikuar pak orë më parë tituj të ngjashëm sipas të cilëve lexohet se parlamenti libian ka votuar kundër dislokimit të trupave turke në vend. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan madje se parlamenti ka votuar edhe kundër memorandumit mes Turqisë dhe Libisë për delimitimin e ujërave detare.
Kur kalon titullin dhe hyn në tekst, sheh se bëhet fjalë jo për parlamentin libian, por për Dhomën e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, aty ku vepron gjenerali Khalifa Haftar. Çfarë është votuar dhe çfarë vlere ka një gjë e tillë?
Ironizohet Papa në muret e Romës, paraqitet si "Kill Bill"
Incidenti i Papa Françeskut më një besimtare të cilën e qëlloi në dorë ka sjellë një reagim të papritur. Një artist rrugës në Romë, i quajtur Harrygreb, ka vizatuar në mur në rrugicën Campanella në qendër të kryeqytetit Italian, Papën të paraqitur si Kill Bill, filmi i Quentin Tarantino. Në fakt Papa qëndron mbi personazhin e luajtur nga Uma Thurman, një ironi kjo për sjelljen e Vikarit të Zotit në Tokë.
Corriere raporton se Harygreb është arrestuar dhe shoqëruar në kuesturë ndërkohë që muralet janë fshirë.
