Lajme
Foto/Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio "vishet" me flamujt e vendeve të goditura nga pandemia

Gjermania dhe Franca: Mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, çështje e sigurisë europiane
Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.
Video/Thyerja e karantinës
Alla Italiana/Rrini në shtëpi!
Disa mesazhe të kryebashkiakëve italianë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë karantinën.
Kurti: Mocioni kundër meje, në funksion të shkëmbimit të territoreve
Është duke u zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku diskutohet mocioni i mosbesimit ndaj Albin Kurtit, kryeministër i vendit. Në fjalën e vet, Kurti thotë se pas mocionit qëndron ideja e shkëmbimit të territoreve.
Virologu Crisanti: Numri real i të prekurve në Itali, 450 mijë. Mortaliteti i virusit arrin në 1.5%
I vetmi numër i saktë në pandeminë e sapo shpërthyer është ai i të vdekurve. Virologu Andrea Crisanti deklaron për gazetën “Correre della Sera” se numri real i të infektuarve në mbarë Italinë është rreth 450 mijë. Me rreth 6 820 të vdekur në mbarë vendin, rezulton se mortaliteti i këtij virusi është diku te 1.5%, pra shumë më tepër se gripi sezonal.
“Teste, teste, teste”, e vetmja mënyrë efektive për të frenuar pandeminë
Testimi po shihet gjithnjë e më shumë si mënyra më efektive për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Tre gazetarë të revistës shkencore “Nature” analizuan situatën në Britaninë e Madhe dhe SHBA në “Nature Podcast”, i realizuar përmes një lidhjeje audio, ndërsa të tre janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Qeveria shpall Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore
Qeveria ka vendosur shpalljen për 30 ditë të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore në mbarë territorin e Republikës. Organi drejtues në këtë situatë pandemie është Komiteti Ndërministror për Emergjencat që funksionoi edhe për tërmetin e 26 nëntorit.
Vendimi lë në fuqi kufizimet e ligjit 15/2016 që vepronte deri më tani e që ka si lëndë bazë epidemitë por zhvendos koordinimin dhe vendimmarrjen në Komitet.
Vendimi parashikon edhe evakuuim popullsie në godina shtetërore që duhen përcaktuar paraprakisht.
Më poshtë detyrimet e shtetasve:
Proamerikanë si këta
Kosova po eksperimenton së fundmi një shfaqje origjinale të marrëzisë shqiptare në kohë të një krize globale.
Arsyeja e sulmit për përmbysje të organizuar të qeverisë së Albin Kurtit, frymëzuar dhe dirigjuar nga amerikanët është shndërruar në një sebep gati qesharak. Qeveria ka vendosur kufizim lëvizjeje dhe për gjendjen e jashtëzakonshme ka patur dallim qëndrimesh mes kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Agim Veliu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës.
Zbulohet Ikaria wariootia, paraardhësja e të gjitha kafshëve
Ikaria wariootia, kështu quhet ajo që shkencëtarët e shpallin si paraardhëse të të gjitha kafshëve, përfshirë njeriun. Krijesa duket si një krimb dhe konsiderohet bilateriani i parë, pra krijesa e parë me dy anë simetrike, një pjesë të parme dhe të pasme, një fillim dhe fund të lidhur nga një zorrë.
