Lajme
Shenjë e mirë, u kthye Genci si në 2004-ën
Genc Ruli nisi të rishfaqej në PD diku aty nga viti 2004. Sigurisht që ai kishte qenë tërë kohës i djathtë, për këtë nuk ka dyshim, por brenda filozofisë së qëndrestarit, z. Ruli zhvilloi degëzimin e bashkëjetesës me socialistët. Sot z. Ruli është rishfaqur sërish në PD. Mundet të jetë rastësi, por edhe 2020 përkon me një vit elektoral. Si anëtar i Komitetit të Vlerësimit të Kandidatëve për Deputetë, z. Ruli ndër të tjera tha para gazetarëve:
Itali, 1.5 milionë persona në kontakt me CoVid-19. Gjashtë herë më shumë nga sa janë gjurmuar
Në Itali janë publikuar të dhënat e para zyrtare të fushatës kombëtare të testeve sereologjike, kryer mes 25 majit dhr 15 korrikut.
Bëhuni edhe njëherë zyrtarisht bashkë!
Në fund të fundit Edi Rama duket se kishte të drejtë. Aty ku ai ka përherë të drejtë: në frikën e tij. Që është aq e thellë, aq e madhe. Frika është e vetmja mundësi sinqeriteti te kryeministri aktual që tentoi bashkëqeverisjen në vitin 2017, por padashur prodhoi një hipermazhorancë që e detyroi atë ta mbante timonin vetëm.
Më pas protestat gjysmake të opozitës parlamentare që gjeneruan bojkotin. Atë bojkot të cilin z. Rama u përpoq ta ndalte pasi e provokoi.
BE-ja duhet të rinisë negociatat me Turqinë
Ish-ambasadori gjerman në Turqi, Martin Erdmann ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të vazhdojë procesin e negociatave të anëtarësimit të vendit në union. Ai ka folur në kanalin radiofonik gjerman Deutschlandfunk duke cilësuar se:
Negociatat me Turqinë duhen riaktivizuar
Duhet një plan publik për Karaburunin që të mos lexojmë se u dha për 1 euro
Në buxhetin e rishikuar për vitin 2020 është parashikuar një shtesë fondi prej 150 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogorasë. Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë. Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij.
Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.
Idioti i politikës
Prej gati një viti tashmë, media të caktuara pranë qeverisë kanë ndryshuar teknikën e raportimit për opozitën jashtëparlamentare. Duke mos u përqendruar te mesazhi politik, por tek ai personal, shpesh i ekzagjeruar dhe brenda kontekstit të anekdodës, ky raportim ka mëtuar të nxjerrë një anë prej karagjozi të përfaqësuesve të opozitës. P.sh nëse Monika Kryemadhi thotë se Edi Rama “do dru mor vlla”, një lexim është se ajo po flet për një elektorat të caktuar, por një lexim tjetër është se kemi të bëjmë me një grua në politikë që ankohet siç bëjnë zakonisht gratë.
Bakteret e llojit Streptomyces janë shkaku i erës që ndjejmë gjatë shiut
Era karakteristike e shiut nuk vjen thjesht nga toka e lagur. Sipas një studimi të fundit era që pason menjëherë shiun vjen nga bakteret që e emetojnë atë për të tërhequr insektet. Që në vitet ’60 janë bërë studime për këtë dukuri që lidhet me shiun dhe era e tokës së sapolagur nga shiu quhet geosmin, por vetëm tani është dhënë shpjegimi për burimin e saj.
Protestë në Gjermani kundër masave kufizuese: Ne jemi vala e dytë!
Mijëra vetë kanë protestuar sot në kryeqytetin gjerman Berlin kundër masave të reja kufizuese të qeverisë në kontekstin e pandemisë.
Dita e Lirisë – Fundi i Pandemisë, kështu është quajtur nga organizatorët protesta dhe sipas raportimeve të mediave kryesore në Perëndim ajo përfshinte grupe të së djathtës ekstreme, grupe kundër vaksinave etj.. Mes protestuesve janë dëgjuar thirrje si “Ne jemi vala e dytë”.
Ligji i ri në Australi: Google dhe Facebok do t’u paguajnë mediave për lajmet që publikojnë
Në Australi është hartuar një ligj që detyron Google dhe Facebook të paguajnë kompanitë e mediave për lajmet e tyre.
Ligji fillimisht u vendos të ishte i zbatueshëm vullnetarisht, por u bë i detyrueshëm për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në të ardhurat nga reklamat e botuesve. Ai është hartuar nga Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) dhe synon të adresojë "pabarazitë akute të pazareve të pushtetit midis bizneseve australiane të lajmeve dhe Google dhe Facebook".
Trump: Po punojmë për një marrëveshje të re me Rusinë për mospërhapjen e armëve bërthamore
ShBA dhe Rusia po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje të re për mospërhapjen e armëve bërthamore. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një tryeze të rrumbullakët në Florida, zhvilluar në kuadër të masave kundër e emergjencave.
Ne po punojmë me Rusinë tani për një marrëveshje të mospërhapjes së armëve bërthamore . Nëse ja dalim do jetë diçka shumë e mirë
citohet Trump.