Lajme
Komentet e Macron-it për Islamin, bota arabe nis bojkotin e produkteve franceze
Produktet franceze po bojkotohen në vendet arabe pas komenteve që presidenti Emanuel Macron bëri për islamin pak ditë më parë. Disa shoqata tregtare arabe kanë njoftuar se do t’i bojkotojnë produktet franceze për shkak të deklaratës së kreut të Elizesë, i cili para disa ditësh u zotua të luftojë "separatizmin islamik", që sipas tij po kërcënon të marrë kontrollin në disa komunitete myslimane në Francë.
Parandalimi i valës së dytë, ku gaboi Italia?
Nëse u hedh një sy lajmeve të Italisë në këtë moment, të krijohet përshtypja se je ende në mars. Spitale të reja Covid, mjekë të tejlodhur dhe viktima janë ato çka dominojnë titujt kryesorë. Të mërkurën, numri i të vdekurve arriti në 125 në një periudhë 24-orëshe për herë të parë që nga maji kur ky vend ishte ende në karantinë dhe shihej si paralajmërues i asaj që do të vinte.
Përpjekja e fundit për rivendosjen e skenës politike bipolare
Pas një periudhe relative qetësie, Ilir Meta është rivënë në qendër të tensionit politik.
Me një akuzë penale që nuk po ngjit, presidentini vendit po sulmohet dhe sulmon pa dallim. Befas Ilir Meta është shpallur e keqja, tumori malinj i skenës politike, të cilin sot enturazhi i Edi Ramës kërcënon se do ta zhbëjnë politikisht. Madje ky mundet të jetë objektivi i vërtetë elektoral të 25 prillit për ta bëre timonin timon.
Këtë lojë bëri PS në vitin 2009, pastaj PD në vitin 2017, duke sugjeruar mbijetesën sibtë vetmin shteg për Metën.
S’e lë dot pa e mbrojtur Bollinon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka parë të arsyeshme të dalë në mbrojtje të botuesit Carlo Bollino, që sipas tij po sulmohet nga presidenti Ilir Meta. Një mbrojtje që vjen për shumë arsye, por që tradhëton siklete që "nuk" kupton.
Investigim dhe rrugaçëri mediatike
Në Shqipëri ka disa ditë që është zbuluar ai që po quhet skandali i pasaportave. Në qendër të këtij skandali është vënë Presidenti i Repulikës Ilir Meta që akuzohet se ka dhënë shtetësi jashtë kuadrit ligjor dhe për persona me precedentë penalë. Çështja ka dalë në skenë në kontekstin e një tjetër skandali, atij të inceneratorëve dhe është e lehtë të kuptohet se një skandal kundërbalancohet me një skandal tjetër.
Ndotja e Fjalës së Lirë
Sot në disa media të opozitës është qarkulluar një koment I drejtorit të kabinetit të Kryeministrit Endri Fuga që del në skenë sa herë mendon se pala tjetër ka rënë në kurth dhe çdo koment nuk gjeneron më replika. Shkruan Fuga në tuiter i cituar prej këtyre mediave:
Ndërron jetë drejtuesi i Samsung, lë pas 20.9 miliardë dollarë pasuri
Lee Kun-hee, themeluesi dhe arkitekti i suksesit të gjigandit të elektronikës, Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Ai kishte gjashtë vjet në trajtim pas një ataku në zemër. Drejtroi ekzekutiv i korporatës. Chung Sun-sup ka deklaruar se Kun-hee ishte një simbol i ngritjes së Koresë së Jugut dhe mënyrës sesi ajo përqafoi globalizmin, ndaj për këtë arsye do të kujtohet nga shumë koreanë.
Franca tërheq ambasadorin e vet nga Turqia
Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë kanë pësuar një tjetër krisje me vendimin e Parisit zyrtar për të tërhequr për konsultime ambasadorin e vet në Ankara. Mediat franceze raportojnë se vendimi është marrë pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan sipas të clit presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka nevojë për kontroll mjekësor për shëndetin mendor.
Xhepa: Inceneratorët, hap i gabuar dhe abuziv
Kritik jo vetëm për inceneratorët, koston e madhe të ndërtimit, por dhe mungesën e transperencës është eksperti i ekonomisë Selami Xhepa. Për TVT ai gjithashtu i ka cilësuar abuzive investimet me Partneritet Pubik Privat nga qeveria shqiptare duke thelluar borxhin publik.
Letërsia e vjetër, gjuhët klasike dhe rëndësia e botimit të një fjalori latinisht të Henrik Lacajt
Letërsia e vjetër dhe studimi i gjuhëve klasike përballë brezit të ri dhe kontributet e sjella në këtë drejtim pas viteve ’90-të përbëjnë një fushë me interes sa specifik aq edhe të përgjitshëm në aspektin kulturor të hapësirës shqiptare.
Pikërisht kësaj fushe, së fundi i shtohet edhe një studim i ri, “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” me autore Evalda Pacin.