Lajme
Hapet loja për mbylljen e shkollave
Greqia ka vendosur të mbyllë për dy javë shkollat fillore, cerdhet dhe kopshtet me synim vënien në kontroll të përhapjes së virusit. Budallallëku duket se është tashmë kontinental përderisa nga njëra anë të gjitha raportet thonë se fëmijët nuk e përhapin virusin, nga ana tjetër këto institucione mbyllen të parat.
Pse disa sëmuren rëndë dhe disa Jo? Përgjigja zbulon kompleksitetin e CoVid-19
Duket se shkencëtarët po i afrohen përherë e më shumë përgjigjes se përse CoVid-19 si sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS Cov-2, diskriminon pacientët që prek. Pra pse në disa njerëz ai manifestohet në simptoma të rënda deri në humbje jete dhe pse në disa të tjerë kalon pa shenja fare. Përgjigja sigurisht qëndron tek imuniteti, por interpretimi se sistemi imunitar godet veten në disa raste nuk shpjegon shumëçka.
Video/Ku është fëmija im?
Open Arms ka sjellë pamje video nga shpëtimi në Mesdhe i një gomoneje me refugjatë nga Afrika në datën 11 nëntor. Nga 100 udhëtarët 6 kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmija 6 muajsh i gruas që shihet të qajë në video. Edhe dje mediat raportojnë se nga Libia u nis një tjetër mjet u mbyt në afërsi të Libisë me 74 persona në bord, duke ekspozuar kështu se në kufijtë e Europës vijon të konsumohet po ajo tragjedi që kemi dekada që e shohim dhe që në disa kohë kemi qenë edhe vetë protagonistë.
Presidenti: Ligji për metrologjinë ligjëron një skemë klienteliste
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sqaruar sot para gazetarëve arsyet pse çoi në SPAK ligjin për Metrologjuinë.
Pulmologu serb: Vdekshmëria ka rënë krahasuar me fillimin. Rënie e gripit sezonal me 96%
Pulmologu serb Branimir Nestorović ka deklaruar së fundmi se një nga elementët kryesorë që ka të bëjë me pandeminë është rënia e përqindjes së vdekshmërisë. Në një intervistë për TV Prva ai ka dhënë mendimin e vet se nuk pret ndonjë katastrofë me sëmundjen e tanishme që krijon përshtypjen se ka vënë botën përpara.
Nuk pres ndonjë katastrofë, vështirë se mund të godasë sesa në fillim
tha Nestoroviç.
Nagorno-Karabakh, nisin diskutimet ruso-turke për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit
Rusia dhe Turqia do të nisin sot bisedimet për ndalimin e luftimeve në Nagorno-Karabakh. Sipas mediave turke, që e cilësojnë si Armëpushim, marrëvëshjen e ndërmjetësuar nga Rusia, takimi do të mbahet në Ankara dhe ai konsiston në sqarimin në nivel teknik të stacionimit të trupave armene dhe azere sipas paktit të para disa ditëve.
Tërmeti dhe pandemia do ikin, pasojat e sëmundjeve endemike do të zgjasin
Akuzat dhe shqetësimet e shumta për situatën në spitalet publike të Shqipërisë ku po trajtohen njerëz të prekur nga CoVid-19 janë administruar nga kryeministri I vendit si materie për propagandë. Përtej videos skandaloze sot në Sanatoriumin e Tiranës, ku mbetej që pacientët t’ia merrnin këngës pse ishin në spital, z. Rama ka shpërndarë në Facebook edhe një mesazh ku shfaqet si njeriu që është në anën e shqiptarëve në këtë betejë. Ndërkohë që kushdo që e kundërshton, vë në dyshim seriozitetin e angazhimit të tij është thjesht një armik I progresit dhe të mirës.
Video: Ka dhënë urdhër Shefi të mos hanë bukë njerëzit
Policia Bashkiake është në aksion dhe pse aksionet ngjajnë disi selektive. Videoja flet më shumë se çdo koment:
KE: Kush nuk respekton të drejtat e komunitetit LGBTQI humbet fondet e BE-së
Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI. Në një intervistë për “Politico”, Komisionerja për Barazinë, Helena Dalli tha se vendet që nuk respektojnë të drejtat e këtij komuniteti do të humbasin fondet e Unionit.
Jam shumë e vendosur për këtë. Sepse është një mënyrë shpresojmë për të sjellë vendet anëtare në linjë duke u thënë “Ok, nuk ke për të marrë pjesën e fondeve nëse nuk respekton sundimin e ligjit”.
Radhë për grafi dhe përplasje te Dispanseria
Dyert e dispancerisë përballen çdo ditë me fluks të shtuar qytetarësh që paraqiten për konsulta dhe grafi.
Në shumë raste, nevojitet ndërhyrja e forcave policore për të normalizuar radhët, por edhe konfliktet e pacientëve me mjekët.
TvT