Lajme

Negociatat Turqi-Greqi, më 25 janar në Stamboll. Pala greke: Propozimi i Ramës, për të rënë në sy

Postuar në 12 Janar, 2021 11:50

Takimi mes Turqisë dhe Greqisë, i shumëpërfolur se do të zhvillohej në Tiranë, në të vërtetë do të mbahet në Stamboll. Gazeta konservatore greke “Kathimerini”, e cila është pranë kryeministrit aktual grek në qëndrime, njofton përmes një opinioni të Vassilis Nedos se Athina zyrtare ka refuzuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që është parë si një lëvizje për të impresionuar sesa për të zgjidhur punë.

SHBA fut sërish Kubën në listën e vendeve që financojnë terrorizmin

Postuar në 11 Janar, 2021 23:55

Administrata Trump ka ripërkufizuar Kubën si një vend që financon terrorizmin. Vendimi është njoftuar nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo duke arsyetuar se Kuba strehon persona të kërkuar nga SHBA si dhe mbështet kreun venezuelian, Nicolas Maduro.

Vendimi zhbën një akt të adminstratës Obama që mendonte të përmirësonte marrëdhëniet me fqinjin e vështirë jugor.

Mbyllja e llogarisë së Trump në Twitter, Problematike

Postuar në 11 Janar, 2021 16:55

Mbyllja e llogarisë së Donald Trump nga Twitter shikohet me rezerva edhe në Gjermani, një vend që nuk ka patur marrëdhëniet më të mira me presidentin amerikan. Zëdhënësi i kancelares, Merkel, Steffen Seibert ka përcjellë shqetësimet e Berlinit zyrtar për një vendim që po fiton përherë e më shumë natyrën e një demonstrimi force nga sektori i teknologjisë.

E drejta për të shprehur lirisht opinionet është me rëndësi themelore. Nisur nga kjo, kancelarja e konsideron problematike që llogaria e presidentit është bllokuar përgjithnjë

Biden zgjedh William Burns për drejtor të CIA-s

Postuar në 11 Janar, 2021 16:32

William Burns pritet të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA. Media të ndryshme raportojnë se Burns, një diplomat i vjetër, është zgjedhur nga presidenti i ri amerikan, Joe Biden për të drejtuar CIA-n. Ambasador në Rusi, më tej negociator për Iranian në administratën e Barack Obamës, sot Burns drejton një qendër studimore ndërkombëtare, Carnegie.

Z. Burns ndan besimin tim të thellë se shërbimet inteligjente duhet të jenë apolitike  si nën presidentët demokratë, ashtu edhe republikanë

Jepini një medalje korrierit të Ankarasë!

Postuar në 11 Janar, 2021 15:02

Një deklaratë e ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglou se është i gatshëm të shkojë në Tiranë me ftesë të Edi Ramës për të vazhduar diskutimet eksploruese me homologun grek Dendias, është shapllur si triumf strategjik në Shqipëri.

Ka ndonjë që shkruan se Shqipëria e z. Rama po ka sukses aty ku dështuan SHBA, Franca, Gjermania e shumë të tjerë.

Zbulohet suksesi kulmor i "Shqipërisë diplomatike": Organizatore eventesh!!!

Postuar në 11 Janar, 2021 13:55

Më 18 janar do të ndodhë diçka që e vendos Shqipërinë në kulmin e politikës së Jashtme. Kështu shprehej Baton Haxhiu pak ditë më parë në një intervistë televizive. Sot në media u dha haberi se Turqia kërkon të zhvillojë diskutime me Greqinë për çështjet e Mesdheut Lindor në Tiranë. E ka bërë një ftesë të tillë përmes ministrit të Jashtëm. Mevlut Cavusoglou.

Kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kushtet ndaj Shqipërisë

Postuar në 11 Janar, 2021 13:36

Bullgaria i ka shtuar Maqedonisë së Veriut 12 pika si kusht për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Kështu bëhen dy vende që kanë kushte të shtuara për anëtarësimin, duke lënë mënjanë Serbinë për të cilën përflitet përherë se në finale do ta ketë kusht njohjen e Kosovës.  Dhe duke lënë mënjanë edhe Kosovën të cilës i vihen kushte nga më absurdet si lëshimi i territorit.

Bullgaria: Nuk kemi vënë veto ndaj Maqedonisë së Veriut. Thjesht kemi propozuar 12 pika shtesë

Postuar në 11 Janar, 2021 13:12

Bullgaria ka bërë një tërheqje taktike nga qëndrimi i vet bllokues ndaj hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Tani nuk ka më veto, por kërkesë që Shkupi të firmosë 12 pika të një aneksi  që i shtohet kërkesave standard të BE-së. Zv. kryeministri bullgar Krasimir Karakachanov ka sqaruar “pozicionin e moderuar” të Sofjes

Vaksinën ua solla Unë

Postuar në 11 Janar, 2021 12:52

Kryeministri Rama nuk e ka bërë të ditur emrin e shtetit prej nga është bërë i mundur sigurimi i vaksinës Pfizer. Gjatë një konference për shtyp në krah të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama ka lënë të kuptohet se vaksina e ardhur në Shqipëri është sukses i diplomacisë së tij personale. Vendi furnizues ka kërkuar konfidencialitet dhe sipas kryeministrit BE-së ka vepruar gabim, duke u shprehur se po ecet me parimin “secili për vete, Zoti për të gjithë”. 

Samir Mane si Mehmet Shehu. Në një version të videos së Dubait është retushuar figura e biznesmenit

Postuar në 10 Janar, 2021 23:06

Për darkën e Dubait po qarkullojnë dy video. Njëra është kjo:

E dyta, kryesisht në krahun opozitar, është kjo:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/3776734109014650

Dallimi: Në videon e dytë mungon pamja e Samir Manes, biznesmenit që mesa duket për arsye që nuk kuptohen mirë ka pësuar fatin e Mehmet Shehut pas vdekjes: e kanë retushuar nga materiali.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme