Lajme

Armatosja nga Berisha dhe çarmatosja nga Ilir Meta

Postuar në 27 Prill, 2016 11:17

Propozimi i Sali Berishës për të armatosur qytetarët shqiptarë, vazhdon ende të mbledhë nën armë Partinë Socialiste, qeverinë, aksesorët e tyre mediatikë dhe propagandistikë, për të ngritur një furtunë të vërtetë në gotën që vetë Berisha ua serviri. Po kërkohet hetimi, dënimi, përjashtimi, kallëzimi, demaskimi, shpartallimi i ish-kryeministrit si luftënxitës, që po bën thirrje antikushtetuese. Po cilësohet fashist e hitlerian dhe po i kërkohet prokurorisë të veprojë.

123 milionë euro dëm në Tatime e Dogana gjatë 2015

Postuar në 27 Prill, 2016 10:36

123 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga sektori i tatimeve dhe doganave. Peshën më të madhe të dëmit e zë sektori i Tatim-Taksave në vlerën e 92 milionë eurove, ndërsa doganat kanë shënuar 31 milionë euro abuzime. Kontrollit i Lartë i Shtetit ka konstatuar një trend në rritje të dëmit ekonomik në këto sektorë krahasuar me vitin 2014.

Ish-ministri grek zbardh negociatat me Rusinë kundër projektit TAP dhe ndikimit amerikan në Ballkan

Postuar në 27 Prill, 2016 10:20

Revista greke “Proneës” i ka dedikuar një artikull ndikimit të gazsjellësve në marrëdhëniet gjeostrategjike mes Greqisë dhe Rusisë, duke analizuar në veçanti ndikimin që pati gazsjellësi TAP në marrëdhëniet greko-ruse.

Gara republikane në SHBA: Trump fiton 5 shtete në 5 që ishin në garë

Postuar në 27 Prill, 2016 04:16

Sonte natën dolën rezultatet (pothuajse të plota deri në këtë moment, siç duket amerikanët kanë nevojë për QKR-në tonë) e garës republikane dhe asaj demokrate në SHBA. Për momentin fitorja e Hillary Clinton në kampin demokrat duket e sigurtë ndërsa ajo e Trump ndër republikanët duket në konfirmim e sipër. Duhet pasur parasysh që Trump akoma nuk gëzon mbështetjen e "establishmentit" të Partisë Republikane. Por ai po avancon në votimet, sidomos në dy javët e fundit, duke fituar Neë York para një jave dhe sonte, 5 shtete nga 5 që ishin në garë.

Rindërtohet “Njeriu i Altamurës”, Neandertali që jetoi 130 mijë vjet më parë në Pulia të Italisë

Postuar në 27 Prill, 2016 03:04

Në vitin 1993 në një shpellë në Lamalunga  në zonën e Barit të Italisë, u gjetën mbetje skeletore të një Neandertali që kishte jetuar aty të paktën 130 mijë vjet më parë. Tani, dy paleoartistë, Adrie dhe Alfons Kennis, të cilët kanë realizuar edhe riprodhimin e mumjes së Oetzi të akullnajës Similaun,  kanë realizuar një model në madhësi natyrale të individit që u gjet, e që së shpejti do të ekspozohet në muzeun e zonës. Mbetjet u gjetën në një kompleks karstik, mes të cilave kafka e inkastruar mes stalaktiteve çka e ka bërë të vështirë marrjen e mostrës pa e dëmtuar.

Një pullë dy herë në çertifikatë? Mund të jetë praktikë kursimi hahaha

Postuar në 26 Prill, 2016 23:53

Ndodhi në Gjirokastër.

Armatosje – Shqipëria po ecën në një situatë të vështirë

Postuar në 26 Prill, 2016 23:15

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përmabjtur sërish deklaratës së bërë ditë ë parë për armatosjen e qytetarëve. Gjatë një interviste me Eni Vasilin, Berisha përsëriti: “Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik.

Nga do të shkojë Serbia, me SHBA, apo me Rusinë?

Postuar në 26 Prill, 2016 18:54

Fitorja e Alexander Vuçiç në zgjedhjet e fundit parlamentare ka vënë në lëvizje Rusinë e cila e shikon vendin ballkanik si shpresën e një kufiri gjeopolitik mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo është një ide që gjen përkrahje të gjerë përderisa për të ka folur edhe kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve të Rusisë, Vitaly Likhachev, i cili ndodhet në një vizitë pune në Beograd.

Qentë pa maska mbrojtëse, ligji ekziston dhe atë nuk e zbaton as Ministria e Bujqësisë dhe as Bashkia

Postuar në 26 Prill, 2016 16:14

Para disa ditësh një qytetar shtiu me armë mbi një qen që i kishte kafshuar një të afërm. Që këtej doli në sipërfaqe shqetësimi i kafshëve që lëvizin pa maska mbrojtëse në Tiranë sidomos, me të zotët që u rendin nga pas të lumtur, pa pyetur për fëmijë apo njerëz të tjerë që detyrohen të ruhen. Dhe kjo lloj sjelljeje do të sillte patjetër një ngjarje të tillë, njësoj si mund të sjellë në të ardhmen, për sa kohë që dikush mund të shohë fëmijën që ia kafshon një qen që mbahet lëshuar. Mirëpo në Shqipëri ka një ligj që e rregullon këtë punë.

Goditja e radhës e ISIS në Europë, shërbimet sekrete paralajmërojnë rreziqe në Britani, Itali dhe Gjermani

Postuar në 26 Prill, 2016 16:02

Njësi të Shtetit Islamik janë aktive në Europë dhe ato kanë fituar kapacitet për t’iu shmangur monitorimit nga shërbimet sekrete perëndimore. Kreu i Sherbimit Kombëtar Inteligjent në SHBA, James Clapper ka deklaruar dje se njësitë janë operative në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në Itali dhe se ato po përpiqen që të sulmojnë civilët në këto vende. Clapper ka folur në një takim të organizuar nga “Christian Science Monitor” dhe sipas asaj që rezulton, shërbimet perëndimore nuk kanë ndonjë ide se kush është objektivi i radhës.  

 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme