Lajme
Aksidenti tragjik i Kavajës, që të Rilindësh duhet të vdesësh pa barriera (Video)
Prokuroria e Kavajës, ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë thonë se aksidenti i së shtunës në Kavajë, ku nëna me tre fëmijët u ngul në trafikndarësen e autostradës nuk do të kishte këtë bilancin tragjik, të vdekjes së dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeç nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.
Socialistët nuk kanë burrëri. Reforma në drejtësi do përfundojë me pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”
Historiani Pëllumb Xhufi i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” në të cilën komenton disa zhvillime të ditës. Ndërsa e cilëson Sali Berishën një njeri të serbëve në Tiranë, Xhufi, ish-deputet dhe ish-zv.ministër, shton për reformën në drejtësi: “Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj.
Shënim: Berisha, një karrem njësoj si ai në vitin 1997
Dy ditët e fundit në disa media është ngritur shqetësimi se një nen i reformës në Drejtësi që flet për hetimin e zyrtarëve të lartë krijon mundësi që ish-ministra të qeverisë së Sali Berishës t’i ikin gjykimit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit.
Puna, Zyrat e Punës dhe një praktikë që prodhon statistika të rreme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prej disa ditësh tashmë, ka nisur një fushatë të vetën në profilin në Facebook, për punësimin. Me disa video promocionale, kryeministri sjell shembuj të njerezve që kanë gjetur punë përmes Zyrave të Punës, duke sugjeruar se në të gjithë vendin ka 31 mijë vende pune. Bashkë me logon “Punë ka, kërkohen profesionistë”, kjo minifushatë synon të sqarojë dhe të ulë peshën negative të perceptimit se në Shqipëri nuk ka fare punë.
Shqiptarët sigurimin e jetës ja lënë fatit
Shqiptarët kontribuojnë fare pak për të siguruar jetën pranë kompanive të sigurimeve. Ndërsa sa i përket makinave sigurisht që ato sigurohen, pasi ky sigurim është i detyrueshëm. Referuar tregut shqiptar afro 67 % të tregut të sigurimeve në Shqipëri e zë sigurimi i detyrueshëm dhe pjesa tjetër që mbetet është sigurimi vullnetar, ku jeta zë një përqindje minimale. Në një treg të zhvilluar si ai i Francës, sigurimi i jetës zë 60 % të tregut.
Garë armatimi edhe në fushën bërthamore. Rusia deklaron se ka në dispozicion një raketë që thyen të gjitha sistemet mbrojtëse
Rusia pretendon se është duket përfunduar një model rakete balistike ndërkontinentale, e cila bën të pavlefshëm të gjithë sistemet aktualë mbrojtës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër promotoret e vendosjes së sisteme e mbrojtëse, në Europën Lindore apo në Kore,mnjëherë si masë kundër Iranit, kurse tani kundër regjimit në Phenian. Por përherë këto iniciativa janë parë si masa kufizuese ndaj potencialit të Rusisë.
Basha propozon votim elektronik
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Sipas kreut tw opozitws, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.
Politikat e Bankës së Shqipërisë të destinuara të dështojnë
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, sidomos me uljen e normës së interesit nuk përcjellin optimizëm. Një nga aktorët ekonomikë në treg, Konfindustria, ka përcjellë sot një vlerësim se politikat e BSH-së janë të paracaktuara të dështojnë. "Konfindustria vlereson, se ulja ne nivel historik te 1.25% te normes baze te interesit per monedhen kombetare me vendimin e muajit maj 2016 te Bankes se Shqiperise, nuk pritet te jape ndikim ne shtimin e nivelit te kreditimit dhe si rrjedhim pamundeson rritjen e domosdoshme te investimeve, konsumit dhe rritjen ekonomike.
Krenaria nukleare e Kim Jong-un
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi sot se vendi i tij do t’i përdorte armët bërthamore që kishte në dispozicion vetëm në rast vetëmbrojtjeje. ”Kim premtoi edhe se do të përpiqej të përmirësonte dhe normalizonte marrëdhëniet me vendet armike, përgjithësisht të nënkuptuara si SHBA dhe Koreja e Jugut”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, YONHAP.
