Lajme

Rrugë të bëra nga buxheti, por do të tarifohen. Dhe një moment shumë i sikletshëm për aksidentin e Kavajës

Postuar në 09 Maj, 2016 22:51

Qeveria shqiptare duket se ka aktualisht në dorë një studim për gjendjen e rrugëve kryesore në vend dhe nevojat për ndërhyrje në to. Disa elemente të tij janë publikuar sot nga “Top-Channel”, referuar një dokumenti të përgatitur nga “Euro Consultants” për llogari të qeverisë shqiptare dhe që sipas të cilit sugjerohet që disa akse rrugore në Shqupëri të tarifohen për automjetet. “Dokumenti rekomandon 9 akse si më të përshtatshme për t'u bërë me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.

Mbreti saudit, 80 milionë dollarë për Netanyahun në fushatë elektorale

Postuar në 09 Maj, 2016 19:31

Nuk kan ë të sosur lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme që kanë për protagonist kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu. Kreu i Partisë Punëtore Isaac Herzog ka cituar disa dokumente të fondi “Letrat Panameze”, sipas të cilave rezulton se Netanyahu është financuar me 80 milionë dollarë në fushatë elektorale nga mbreti i Arabisë Saudite, Salman Abdulaziz Al Saud.

360 terabajt për 13.8 miliardë vjet - arkiva e përjetshme, sa një monedhë

Postuar në 09 Maj, 2016 17:38

Arkivat fizike duket se po renditen në paleontologjinë e ruajtjës së të dhanëve. Bota e internetit dhe ajo dhixhitale prodhoi një sasi të dhënash dhe kapacitet ruajtjeje dhe procesimi të paprecedentë. Por një arritje e shkencëtarëve britanikë të Southampton’s Optoelectronics Research Center, mund të shënojë kalimin në një erë të re. Një pajisje e përbërë nga xham i nanstrukturuar, me madhësinë e një monedhe mund të ruajë 360 terabajt informacion për 13.8 miliardë vjet. Praktikisht në përjetësi, pasi kjo është pak a shumë edhe mosha e universit tonë, nëse i referohemi teorisë së Big Bang.

Poshtërimi i klasës politike. Reagim vetëm nga një politikane femër

Postuar në 09 Maj, 2016 17:00

Sot mediat raportuan se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pati debate për shkak të pjesëmarrjes në të ambasadorit amerikan Donald Lu. Qarkulloi një informacion se Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe një politikane që nuk ndan të njëjtin qëndrim me Lulzim Bashën për mënyrën e sjelljes së opozitës, u përball me këtë të fundit.

ERE refuzon kërkesën për ulje të çmimit të Energjisë

Postuar në 09 Maj, 2016 16:00

Opozita ka kërkuar sot në uljen e mëtejshme të çmimit të energjisë nisur nga përmirësimi i treguesve të kompaninve të energjisë. Kjo i është kërkuar drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, por që është hedhur poshtë nga titullari në fjalë. “Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, p.sh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”, tha Petrit Ahmeti.

Parimisht ranë dakord të nisin diskutimin nen për nen

Postuar në 09 Maj, 2016 13:14

Pas vërejtjeve që parashtroi një ditë më parë për draftin e reformës në drejtësi  Partia Demokratike sot ra dakord për të filluar diskutimet nen për nen të këtij drafti. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”-tha nw deklaratwn e tij Eduard Halimi.

Nuk është më deputet

Postuar në 09 Maj, 2016 12:30

Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës.  Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.

Mbi “konformistët” e Alberto Moravias

Postuar në 09 Maj, 2016 12:14

Kur vepra “Konformisti” e shkrimtarit italian Alberto Moravia e pa dritën e botimit në shekullin e kaluar, në pushtet ende mrizonin fashistët. Nga kritika letrare e asaj kohe, “Konformisti” u lexua në mënyrë ambigue: në njërën anë ata që mbronin tezën se me këtë vepër Moravia po mbronte sistemin dhe, në anën tjetër, ishin ata që te “Konformisti” shihnin veçse një alegori kundër diktaturave të shekullit XX. Pas Luftës së Dytë Botërore e drejta doli të jetë në anën e këtyre të dytëve.

Policia mësyn ne lokalin e Rovena Dilos

Postuar në 09 Maj, 2016 12:09

Një grup policësh mbajtën të rrethuar Rovena Dilon në ambjentet e brendshme të lokalit në zonën e ish Bllokut, ndërsa punëtorët e Përmbarimit transportonin tavolinat dhe karriget. Me radhë janë lëvizur karriget, tavolinat, çadrat apo gjithçka tjetër, ndërsa këngëtarja ka qënë e pafuqishme për të reaguar. Pas momenteve të para të nervozizmit, ajo është munduar të sqarojë uniformat blu për çështjen gjyqësore. Ata e kanë dëgjuar, ndërsa qëndronin përreth saj në një cep të lokalit, siç duket edhe nga pamjet raporton Lapsi.al.

Jemi në fazën e konvergjencës

Postuar në 09 Maj, 2016 10:58

Edhe qeveria shqiptare festoi sot Ditën e Europës me një aktivitet në sheshin Nënë Tereza dhe një fjalim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e lidhi 9 Majin me reformën në drejtësi, miratimi i së cilës sipas tij do të çelë dyert e Europës për shqiptarët. Nisur nga debati për nenin 25 të draftit të ekspertëve të huaj për përjashtimin e ish-ministrave nga hetimi për korrupsion, Rama ripërsëriti se turbullira që u krijua erdhi si pasojë e një lapsusi të ndërkombëtareve dhe se të dyja palët janë në fazën e një ekuilibri linear që në gjuhën mekanike njihet si konvergjencë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme