Lajme
Policia flinte gjumë kur makina e armatosur pushtoi pistën e aeroportit. Është pak ta quash tallje këtë reagim (foto)
Policia reagoi sot për grabitjen me armë një ditë më parë në aeroportin e Rinasit dhe hoqi çdo përgjegjësi nga vetja. Drejtori i Policisë së Tiranës doli me një letër përpara dhe shpjegoi përveç dinamikës edhe arsyet pse policia nuk vuri re asgjë nga ajo që u zhvillua në pistë kur një automjet me tre persona të armatosur i doli përpara makinës së transportit të parave dhe i grabiti lehtësisht afërsisht 1 milionë euro të një banke të nivelit të dytë. Po çfarë tha policia në konferencën e saj.
Ahmetaj "pastron" nga gjobat sistemin e Tatimeve
Këmbëngulja e Drejtorisë së Tatimeve për të mos u tërhequr nga gjobat që sistemi elektronik i Tatimeve u vuri mijëra bizneseve për mos dorëzim të formularit të deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave edhe pse këto subjekte janë të regjistruar në QKR rezistoi deri sa ministri i Financave Arben Ahmetaj vendosi të ushtrojë autoritetin e vet. “Dua t’ju komunikoj se gjenerimi i gjobave për deklarimet e vonuara të të siguruarve është bërë në përputhje të ligjit nga sistemi i automatizuar.
Video/Një duet që dikur bënte "Turqinë Europiane"
Në gjirin e Izmitit:
Në Himarë katër vjet më parë...dhe dyzimi për një minoritet në bregdet
Pas incidenteve të fundit në Himarë ku në Këshillin Bashkiak pati përplasje fizike, reagoi Ministria e Jashtme greke. Në fokus është çështja e pronave, por Greqia ngre pretendime për të drejtat e minoritetit. Një ditë më pas, pra sot, është përgjigjur Ministria e Jashtme shqiptare që ndër të tjera thotë: “Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare.
Një institut për historinë zyrtare dhe mashtrimi (gabimet?!) që në relacionin e projektligjit
“Ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore (Instituti) për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”. Kështu thuhet në hyrje të projektligjit të iniciuar nga Partia Socialiste që synon krijimin e një instituti për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka asnjë dyshim që ai është analogji “majtas” i institutit për krimet e komunizmit.
LSI i kërkon presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
LSI ka reaguar ashpër një ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit t "Nënë Tereza", duke e quajtur ngjarjen cënim të rëndë të sigurisë kombëtare.
Luftë korrupsionit me parimet e Marksizmit
Korrupsioni i elitës është sfida më e madhe me të cilën përballen jo vetëm vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara. "Partia Komuniste e Kinës duhet të përshtasë parimet e marksizmit me realitetin e përditshëm dhe t'i bëjë ato të prekshme si në teori ashtu edhe në praktikë". Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, njeherësh edhe Sekretar i Parë i Partisë Komuniste në 95 vjetorin e partisë. Duke iu referuar udhëheqjes kineze, Xi Jinping theksoi se "kërcënimi më i madh me të cilin përballet udhëheqja është korrupsioni".
Ja edhe busti në Sarandë
Xhenifer Aniston, e lirshme dhe pa sutjena
Është një nga aktoret më të kërkuara të momentit dhe stili i saj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen. Xhenifer Aniston u fotografua nga paparacët në rrugët e Nju Jorkut me një fustan të zi të lirshëm dhe pa sutjena
Llallës i del punë me grabitjen në Rinas, dyshon se ka dorë policia
Edhe Adriatik Llalla ka dyshime se në grabitjen në aeroport ka dorë policia. Burime nga Prokuroria thanë për Panorama.al se kreu i akuzës ka nisur një hetim të hollësishëm për krerët e policisë, të cilët janë përgjegjës për vjedhjen e djeshme.