Lajme
Politika dhe propaganda naziste si shembull për politikën dhe propagandën komuniste shqiptare
Nga të parat institucione që krijoi Hitleri kur erdhi në fuqi, ishte Ministria e Propagandës, më 13 mars të vitit 1933. Në krye të kësaj ministrie ai vendosi Josef Gëbelsin, një nga udhëheqësit nazistë më të kultivuar. Detyra kryesore e asaj ministrie ishte të vinte me mjeshtëri nën kontroll të gjitha aspektet e jetës shpirtërore, kulturore dhe intelektuale gjermane.
Rama: Pengimi i reformës në drejtësi nga opozita, akt antishqiptar dhe antikombëtar
Kryeministri Rama komentoi nga foltorja e kuvendit, ridërgimin e Ligjit të Vetting-ut në Komisionin e Venecias, pas ankesës së Partisë Demokratike për gabime në variantin e përkthyer nga Euralius. Kreu i qeverisë e quajti një akt antishqiptar dhe antikombëtar ankimimin e opozitës dhe tha se vonesat në zbatimin e Ligjit të Vetting-ut, do t’i kushtojnë vendit ngadalësimin e afrimit me BE.
Ukraina nis testimin e raketave në kufirin me Krimenë, Rusia mobilizon 55 mijë trupa
Prej dy ditësh Ukraina ka nisur testimin e raketave në Krime duke shkaktuar zemërim te Rusia e cila ka mobilizuar forcat e saj ajrore dhe ujore në Detin e Zi. Volodymyr Kryzhanovsky, një zyrtar ushtarak nga Ukraina u shpreh se ushtrimet ushtarake po zhvillohen në jug të Ukrainës dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Daçiç braktis takimin e ministrave të Vishegradit, u ndje i ofenduar nga Hoxhaj kur i përmendi krimet në Kosovë
I ofenduar nga deklarimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës për krimet e serbëve në Kosovë, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka braktisur takimin e ministrave të Jashtëm të grupit të Vishegradit ku marrin pjesë edhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor.
Më 12 Dhjetor miratohet rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nuk do të ketë datë për fillimin e bisedimeve
Huffington Post shkruan sot se Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por pa përcaktuar një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që aksioneri më i madh i koncesionit të hemodializës EVITA Sh.p.k – një kontratë koncesionare e vlerësuar nga ministria e Shëndetësisë me vlerë 86 milionë USD për një periudhë 10-vjeçare – është shitur në fund të shtatorit 2016.
Vetting-u, shkon për herë të dytë në Venecia. PD gjen gabime në variantin e përkthyer nga Euralius
Gjykata Kushtetuese i ka ridërguar edhe njëherë Komisionit të Venecias, ligjin e Vetting-ut, pas ankesës së Partisë Demokratike se varianti i dërguar në Venecia, mbi të cilit pritet një opinion ka patur gabime në përrkthim. “Tv Klan” raportoi se pretendimet e opozitës janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka sqaruar se përkthimi i Ligjit që mbërriti në Komisionin e Venecias në 25 Tetor ishte bërë nga ekspertët e misionit Euralius.
282 premtimet e Trump-it
Gazeta Washington Post ka përmbledhur në faqen e saj në internet të gjitha premtimet që Donald Trump-i bëri gjatë fushatës elektorale me moton "Make America great again" ( https://www.washingtonpost.com/politics/i-will-give-you-everything-here-are-282-of-donald-trumps-campaign-promises/2016/11/24/01160678-b0f9-11e6-8616-52b15787add0_story.html?utm_term=.
Ahmad Soufi, iraniani 135 vjeçar
Personi që konsiderohet tashmë, i dyti me moshën më të madhe në botë, u verifikua gjatë censusit të fundit në Iran. Ai jeton në Saqqez, në provincën e Kurdistanit dhe ka lindur në shkurt 1882. Soufi nuk ka fëmijë biologjikë dhe gëzon shëndet të plotë.
Ministri italian i Punës: Gjobë 150 mijë € Call-Center-ave që flasin nga Shqipëria
Prej një jave vendet e punës për 25 mijë të rinjtë shqiptarë të Call-Center-ave janë rrezikuar seriozisht, pasi së fundmi senati italian miratoi ligjin e ri. Më parë ligji kaloi në Parlament, ku është miratuar propozimi i ministrit italian të Punës, Xhuliano Poleti. Kësisoj, Italia u është përgjigjur protestave të shtetasve të saj, që kërkonin zhvendosjen e call-center-ave në vendin e tyre, ose në shtete brenda BE-së.
TemaTv
