Lajme
Intervista/Islami dhe kulti i dhunës – një pakicë që po përkufizon imazhin e një besimi*
Martirët, kamikazët, xhihadi, shahidi, muxhahedini – këto terma parakalojnë memorien kolektikeve duke u asociuar me dhunën. Mediat dhe konflikti kanë arritur të njollosin Islamin duke sjellë në evidencë vetëm aspektin militar të tij. Por këto terma kanë rrënjë të thella dhe në doktrinën islame kanë të tjera kuptime. Edhe tradita islame ka një kod tjetër etik ndaj dhunës. Të gjitha këto sqarohen nga Meir Hatina, shef I Departamentit të Studimeve Islamike dhe të Lindjes së Mesme në universitetin Hebraik të Jeruzalemit.
Veliaj merr firmën e Ramës për ndërtimin e një lanfdilli me djegie në Tiranë
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, ditën e mërkurë më 7 dhjetor qeveria vendosi për “Miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V.”për dhënien me koncesion për ndërtim landfilli e inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”.
SHBA ishin në dijeni të planit japonez për të sulmuar në Pearl Harbor
Shtatëdhjetë e pesë vjet pas sulmit japonez në Pearl Harbor mbetet ende e hapur pyetja (nëse udhëheqja ushtarake dhe politike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u befasua nga pushtimi i avionëve japoneze në bazën detare amerikane të Paqësorit, mëngjesin e të dielës së 8 Dhjetorit 1941.
Shkencëtarët japin alarmin për rritjen e sasisë së metanit në atmosferë
Përqendrimi metanit në atmosferën e Tokës ka shënuar rritjen më të shpejtë të dy dekadave të fundit. Metani është një nga gazrat më të rrezikshëm të efektit serë që kërcënon të prishë ndryshimin e klimës dhe t’i bëjnë të kota përpjekjet për frenimin e rritjes së temperaturës në dy gradë Celsius.
Rumani, socialdemokratët në pushtet. EuObserver: “Dy drejtuesit kryesorë të tyre nën gjykim për korrupsion. Fitorja, me premtime për pensione e ulje taksash”
Socialdemokratët e Liviu Dragneas në Rumani kanë fituar zgjedhjet e zhvilluara dje. Në një pjesëmarrje të ulët, 39.5%, të majtët morën 46% të votive vetëm një vit pasi qeveria e Victor Pontas u rrëzua me kredon e antikorrupsionit.
“Rumania është një ishull stabiliteti. Dëshiroj që kjo demokraci stabël të vijojë”, tha Dragnea pas daljes së rezultatet. Ai ka deklaruar se do të përpiqet që të krijojë aleancë me liberalen, “Alde”, e cila mori 6.5% të votave.
Një tjetër provë se Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfillin e Sharrës
Përkundër pretendimeve të punonjësve të firmës kontraktore nga Bashkia e Tiranës në landfillin e Sharrës se 17 vjeçari Ardi Gjoklaj nuk ishte parë në landfill natën e 7 gushtit prokuroria e Tiranës siguron edhe një provë tjetër të rëndësishme që hedh poshtë variantin e punonjësve të landfillit.
Bombat e Zaevit rezultojnë shurdhuese. Gruevski fiton për të dhjetën herë në Maqedoni
Nikolla Gruevski është fitues i zgjedhjeve në Maqedoni. Pasi ka përfunduar thuajse çdo gjë me procesin e numërimit, ish-kryeministri që drejtin partinë konservatore VMRO-DPMNE, nuk e fshehu kënaqësinë:
Hahn përsërit formulën: “Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja është e paplotë”
Pa Ballkanin Perëndimor Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë. Ky është pohimi që Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë në një intervistë për të përditshmen e Banja Lukës, “Nezavisne novine”.
“Ekonomitë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të ndërlidhura. Ne ndajmë të njëjtat qëllime për prosperitetin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse BE-ja ka zgjeruar interesin përmes të garantuar që vendevet e Ballkanit Ekonomik të jenë ekonomikisht gati për t’u anëtarësuar”, tha Hahn.
Shkelen afatet për Ligjin e Mbetjeve, qeveria e mban në sirtarët e Kuvendit dekretin e Nishanit
Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin është dërguar në Parlament me 14 tetor dhe sipas përllogaritjeve ligji duhet të ishte shqyrtuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese brenda kësaj jave.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka çuar ligjin për shqyrtim menjëherë dhe ai është programuar në kalendarin 3 javor të punimeve që me datën 24 nëntor.
Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime zyrtare të shërbimeve në seancën e Kuvendit shprehen se deputetët nuk e kanë përmbushur detyrën e përcaktuar në rregullore për këtë rast.
