Kulturë
Nuk kam njohur ndonjë politikan që të jetë artist i madh
Është jo gjithmonë e lehtë të intervistosh njerëz me të cilët ke bashkëpunuar dhe që të lidh një njohje e gjatë, mbasi elementi i befasisë është pakëz më i zbehtë. Bashkëpunimi ynë i parë, dhe shpresoj jo i fundit, i ka fillesat në ekspozitën e fotografit francez Michel Setboun, që u zhvillua në Dropull në gusht të 2016, ku piktori Toni Milaqi ishte kuratori i parë i fotografisë së Setboun në Shqipëri. Me Tonin, i cili jeton në Athinë mbi 30 vite, biseda ruan gjithmonë shkëndijën e debatit luftarak dhe temperamentin e ndezur artistik.
Fluturimi i Kosovës mbi Teatrin e Athinës
Video/Suaza ndërkombëtare e ekonomisë së Voskopojës
Në një intervistë për radio “Ngjallja”, studiuesi Kosta Giakoumis flet për Voskopojnë, një vështrim historik mbi të dhe sintezën e saj historike në suazënz osmane, ballkanike dhe ndërkombëtare. Te kjo e fundit vjen në vështrim arsyeja e shkëlqimit ekonomik të Voskopojës, te liria tregtare e saj në Austro-Hungari pas suksesit me Venedikun.
Desha të ndryshoja perceptimin e njerëzve në Perëndim mbi Ballkanin
Sarajet e Këlcyrajve
Sarajet e Këlcyrajve janë ndër ato pika ku vështrimi magnetizohet dhe magnetizon vetvetiu një histori. Një mesazh që udhëton në kohë, pa lëvizur nga shpati i Trebeshinës ku kanë mbetur si dëshmitare dhe dëshmi e një njerëzimi tjetër.
Sarajet, apo rrënojat që kanë mbetur si hipoteka e tyre e fundme, justifikojnë mitin që rrëfehet e që i lidh me Muzakajt, por edhe ndoshta janë e vetmja thinjë e lavdisë së familjeve të mëdha të Jugut, që mesa duket po do t'i harrojë e groposë, pasi i urreu siç thoshte Konica, "me inat Tosku".
Nga Tirana në Orkestrën kombëtare të Belgjikës
Lady Macbeth në Gjermani, rol sfidues për karrierën time
Të kesh apo të jesh?
Dhimbja përtej Fjalës**
Përvoja e dhimbjes nuk është universale te njeriu. Ka një histori të vetën. Ndryshon me kalimin e kohës dhe nga njëri vend në tjetrin. Elaborimi i kësaj historie ekspozon politikat në zemër të përpjekjeve për të matur, vlerësuar apo refuzuar përvojën e njerëzve në dhimbje.
Parajsat e vërteta janë parajsat, që kanë humbur
Është autori, të cilit i detyrohemi jo vetëm poetikën absolute të kohës - si shëruese, hakmarrëse, varrmihëse, ruajtëse e mësonjëse - por edhe përkufizimet më të përkora për dashurinë, vdekjen dhe shkatërrimin, që sjell zvetënimi i kohës.
Marsel Prust, i cili lindi në 10 qershor 1871, përfshihet në radhën e atyre ushtarëve të letërsisë, që duhet së pari t’i refuzojnë shumë herë, që të bëhen flamurtarë dhe burim referimi kohë më pas, kryesisht falë pezmit dhe besimit në vetvete dhe manisë së tyre me letërsinë.