Billboard
Dialekti i "intelektualëve" përballë faktit penal të Aleancës së Drejtorëve
Shkruan sot, apo dje(pardje ndoshta, parapardje...)Fatos Tarifa. Shkruan z. Tarifa për "Aleancat e Dështuara kundër Tiranës" dhe fjalën e ka për organizimet politike kundër Erjon Veliajt, Bashkisë. Sepse për z. Tarifa, Tirana është kryetari i Bashkisë, socialist – ky është kryefakti në të vërtetë – dhe në leximin e tij si intelektual – sepse z. Tarifa thotë shpesh që është i tillë – veprimet e ndërmarra deri më tani shkojnë kundër zhvillimit, modernizimit.
Një Pazar i ri për imunitet personal
A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?
Humbja e Ukrainës vë në diskutim vlerën e shtetit-komb si njësi e sistemit ndërkombëtar
Kritika demokratike për zgjedhjet ruse
Ka një lloj histerie përzierë me hipokrizi në qëndrimet që po mbahen ndaj zgjedhjeve të fundit në Rusi. Një histeri që nuk dihet se cilin segment të njerëzimit ka për objektiv. Të thuash sot se Vladimir Putini vodhi zgjedhjet, apo i manipuloi, është si të thuash se pas vitit 2024 vjen viti 2025.
Predikimi i fundit për pavarësinë..nga Perëndimi
Duke parë "analistët" e liçencuar
Nëse i hedh një sy diskutimeve që bëhen në mediat e Tiranës për Kosovën mund të vëresh se ndaj Albin Kurtit ka një sulm të vazhdueshmë dhe të pandërprerë që tejkalon të gjithë artilierinë opozitare ndaj tij në Prishtinë. Korit anti-Kurti dhe anti-Vetëvendosje i është bashkuar po nga Tirana edhe një gazetar të themi, aop analist a ça të duam e quajmë si Baton Haxhiu. Tirana pra është selia më komode e të gjithë atyre që shfryjnë ditë e natë ndaj kryeministrit të Kosovës.
Politika e Perëndimit nuk kuptohet më as në Perëndim
Shumëkush që ndjek politikën ndërkombëtare mund ta kuptojë mirë ta zëmë politikën e Kinës, Turqisë, Iranit, Rusisë, Hungarisë apo edhe Donald Trump. Është politika e aktorëve që nuk ndihen rehat me rendin e tanishëm që u rri ngushtë dhe në të vërtetë sfidon me rregullime të vjetra ambicie dhe realitete të reja. Është një rend ndaj të cilit nuk po zhvillohen kundërshti, por një qasje e strukturuar për ta ndryshuar.
Të mos flasim për Partneritet, por për Protektorat
Çështja e dinarit serb në Kosovë është ndërkombëtarizuar. Në lojë kanë hyrë zyrtarë amerikanë që mendohet se ushtrojnë ndikim në Prishtinë më shumë sesa emisarët e diskredituar europianë. Përveç të Dërguarit Special, Escobar, edhe ky një figurë e konsumuar tashmë, për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës ka folur edhe ndihmës-sekretari James O’Brien. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, ai ndër të tjera citohet të jetë shprehur se:
Cili është bilanci i këtyre 10 viteve?!
Nëse sheh mënyrën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezanton punën e qeverisjes së vet në pamje të parë do të mendoje për një histori suksesi dhe modernzimi të pakrahasueshëm me ndonjë qeveri tjetër.
“Vetëm Përpara” mandej është një devizë që krijon përshtypjen se rrotën e progresit nuk e ndal dot më asgjë. Nuk kemi të bëjmë me një filozofi optimizmi, por me pretendimin se e ardhmja është ontologjike tek partia dhe kryeministri i tanishëm.
