Arkiv-Lajme
Britania goditet nga krimi “për çështje nderi”; si Shqipëria
“E vrau për çështje nderi”. Kjo frazë kanunore nuk përbën lajm e as habi për ne shqiptarët, pasi krime të tilla këtu ndodhin përditë, kryesisht ndaj grave. Mjafton të kthehemi vetëm pak muaj më parë, kur në Korçë një 70-vjeçar vrau dhe më pas e coptoi trupin e gruas me të cilën bashkëjetonte, po për çështje nderi. Po gjatë vitit 2011, në Velipojë babai vrau në gjumë të birin 17 vjeç, për arsye se ai vidhte dhe i merrte nderin përpara njerëzve. Një rast i veçantë është ai i vitit 2003, kur një baba vrau të bijën sepse kishte dalë pa lejen e tij në shëtitje me të dashurin e vet.
Populli emigrant i “Edenit”
Diçka më shumë se tre milionë banorë dhe renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë. Të paktën ky ka qenë vlerësimi i raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e emigrantëve, Fransua Krepo, për Shqipërinë.
Sipas raportuesit të OKB-së, në raport me numrin e emigrantëve të vendeve të tjera, Shqipëria është një vend unik. Nga një popullsi prej 3.4 milionë banorësh, rreth një milion e tyre, që i bie gati një e treta e popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Ndahet nga jeta Sabri Godo, protagonist i padiskutueshëm në Shqipërinë postkomuniste
Ndërkohë që gjithë dinjitarët e Republikës ishin fokusuar në varrimin me pompë e bujë të pretendentit të fronit të një monarkie që s’egziston më, disa qindra metra më tutje po ndahej nga jeta në moshën 82 vjeçare Sabri Godo. Mediat kanë njoftuar shpejt e shpejt për vdekjen e Godos, dhe nuk kanë harruar të përmendin faktin që ai ka qenë themeluesi i Partisë Republikane shqiptare, shkrimtar, publicist, deputet, dhe kryetar nderi i partisë që themeloi, e që sot drejtohet nga ish-kanakari e delfini i tij, Fatmir Mediu.
Giorgio Napolitano, The King George i italianëve
Të shtunave, e përditshmja amerikane New York Times zgjedh një personazh dhe i bën portretin gazetaresk. Për sot kishin zgjedhur Presidentin e Republikës italiane, Giorgio Napolitano, të cilin fillimisht e quajnë the King George, dhe pastaj the power broker (në kuptimin negociator e ndërmjetës mes palëve antagoniste). Është pak e pazakontë që në shtypin amerikan të vlerësohet një ish-komunist, por Napolitano, me sa duket, është në sytë e tyre një komunist ndryshe.
Debati për një numër personalitetesh: Kuislingë apo njerëz të mëdhenj të kombit?
Në librin e tij të fundit me titull “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”, Arben Puto u bën një vështrim “të pamëmshirshëm” disa personaliteteve të kulturës e të politikës në historinë shqiptare të shekullit të shkuar. Fjala vjen, i përmend Konicës një letër që i ka dërguar Duçes, me anë të së cilës kërkon pas pushtimit të Shqipërisë që t’i paguhej një borxh, apo një broshurë proitaliane ku flet për konfliktin italo-grek në funksion të mbrojtjes së çështjes shqiptare, etj.
Mirë ia bënë marksistit Obama…
Berisha dhe ministra të tij, taksën progresive mbi të ardhurat që ka propozuar PS-ja e kanë quajtur taksë marksiste, sepse ajo takson më shumë atë që fiton më shumë. Dje në Kongresin amerikan u votua rreth një propozimi të Presidentit Obama, që sipas logjikës së Berishës dhe ministrave të tij, do quajtur marksist.
Pse ka dështuar ideja europiane sipas Martin Feldstein-it?
Martin Feldstein nuk është një njeri dosido. Ai mbahet si një nga ekonomistët më të mirë në botë; ish-këshilltar i Presidentit Reagan dhe aktualisht profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit. Në një shkrim të fundit Feldstein ka shpjeguar tri arsye se pse Unioni Europian, dhe sidomos krahu monetar i tij, nuk kanë funksionuar e nuk ka gjasa të funksionojnë. Për të bërë këtë ai ka krahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me idenë e Shteteve të Bashkuara të Europës.
Osservatorio Balcani: Korrupsion kolosal me “rrugën patriotike”
Agjencia online ‘Osservatorio Balcani’ ka një artikull me titull “Kosovë, autostradë me çdo çmim”, në të cilin bëhet fjalë për korrupsionin e hamendësuar dhe për përmasën aventureske të kësaj ndërmarrjeje. Ja thelbi i shkrimit, që po e japim në formën e pasistemuar të nënvizimeve, shifrave, statistikave e konkluzioneve të bëra nga autori:
Kosovë: Pacolli don të rikthehet në presidencë; Thaçi thotë se është më i miri.
1.Hashim Thaçi është duke bërë ndryshimet në qeveri, dhe lëvizja më e parë do jetë zëvendësimi i Behgjet Pacollit, i cili – sipas së përditshmes Express – vazhdon t’i ketë sytë tek poltrona presidenciale. Krahas ambicjes për ta marrë atë post, tani ka dhe marazin që e hoqën prej andej.
Vdekja e Zogut ndan palët edhe në Burrel, vendin e origjinës
Figura e Leka Zogut, pretendentit për fronin, ka kthyer si pjesë të debatit publik kundërshti politike e ideologjike që nuk bien, as kur në mes hyn vdekja. Në shtyp e shoqëri janë shfaqur dy palë të përhershme: ata që janë treguar të dhimbshëm e të tjerë që janë treguar cinikë. Në rrafsh zyrtar, kryeministri Berisha ka shpallur të shtunën ditë zie ndërkohë që nga përfaqësuesit e krahut tjetër, Partisë Socialiste, nuk ka patur ende ngushëllime, përjashto sipërmarjet private të Majkos, Islamit, Harasanit e Malajt.
