Pse ka dështuar ideja europiane sipas Martin Feldstein-it?

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 02:28

Martin Feldstein nuk është një njeri dosido. Ai mbahet si një nga ekonomistët më të mirë në botë; ish-këshilltar i Presidentit Reagan dhe aktualisht profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit. Në një shkrim të fundit Feldstein ka shpjeguar tri arsye se pse Unioni Europian, dhe sidomos krahu monetar i tij, nuk kanë funksionuar e nuk ka gjasa të funksionojnë. Për të bërë këtë ai ka krahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me idenë e Shteteve të Bashkuara të Europës. Sipas ekonomistit të Harvardit, ndryshimi mes të dyjave dhe suksesi i Amerikës qëndron në atë se Amerika është në mënyrë efektive një treg unik pune me punëtorë që lëvizin nga zona me papunësi të lartë apo në rritje, drejt vendesh ku punët vijnë më në shumicë. Në Europë tregjet kombëtare të punës janë efektivisht të ndara nga kufijtë e gjuhës, kulturës, fesë, anëtarësisë në sindikata dhe sistemet e sigurimeve shoqërore. Një ndryshim i dytë sipas Feldstein-it është një sistem fiskal i centralizuar që Amerika e ka, ndërsa Europa jo. Ndryshimi i tretë, vazhdon argumenti i Feldstein, ka të bëjë me balancimin e buxheteve operacionale vjetore që shtetet e Amerikës janë të detyruara të bëjnë, kushtëzuar nga kushtetutat e tyre. Gjë që nuk ndodh në Europë.

H.B.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>2 dhe 3 mund te zgjidhen fare mire nqs kombet europiane lene menjane idete idiote te nacionalizmit dhe pranojne unionin fiskal te propzuar nga Merkel.&nbsp;</p><p>1 eshte problem me i madh, nje politike me inflacioniste ne vendet core mund ta zgjidhte deri diku</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>Tani, besoj, do te krijohet Kominioni i ekonomise europiane, i cili do te merret me problemet ekonomiko-financiare te te gjithe shteteve pjesestare ne eurozone, i cili do te koordinije dhe rekomandoje drejtimet kryesore te te ardhmes, pavaresisht se pretendohet qe te formatohen ne tre nivele, si ne futboll...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.